• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKENA SURREALE NGA KORE E VERIUT/ Diktatori me një pije dhe cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë
Home
Botë

SKENA SURREALE NGA KORE E VERIUT/ Diktatori me një pije dhe cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë

26 June, 2025 s.autor Botë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut hap një resort luksoz në Wonsan, i disponueshëm vetëm për turistët vendas

Në disa skena sureale nga Koreja e Veriut, shihet udhëheqësi Kim Jong-un teksa viziton një resort bregdetar, të quajtur Wonsan Kalma, që është ndërtuar rishtas në vend.

Ky ishte një nga projektet që autoritetet e Phenianit e paraqesin si një hap kyç në zhvillimin e industrisë së turizmit vendas, me ambicie që përfshijnë mbërritjen e mysafirëve të huaj në të ardhmen.

Kim, i cili për këtë rast hoqi xhaketën e tij karakteristike ushtarake dhe veshi një kostum të errët me një këmishë të bardhë dhe një kravatë ngjyrë rëre, e quajti vendpushimin “një nga arritjet më të mëdha të vitit”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Në një atmosferë të qetë, me një cigare, një pije freskuese dhe një peshqir pranë pishinës, Kim ndiqte atmosferën përreth kompleksit në shoqërinë e vajzës së tij Kim Ju-ae, e cila spekulohet gjithnjë e më shumë si pasardhësja e tij, dhe gruas së tij Ri Sol-ju.

Në sfond, turistët vendas po shijonin atraksionet ujore, ndërsa britma dhe të qeshura jehonin poshtë rrëshqitëseve. Resorti, i vendosur në bregdetin lindor të vendit, ofron një gamë të gjerë ambientesh sportive dhe rekreative, si dhe shërbime tregtare dhe mikpritjeje, tha KCNA.

Kim shprehu besim se “valët e lumturisë që do të përhapen nëpër këtë parajsë bregdetare do ta forcojnë më tej atraktivitetin e saj si një qendër turistike dhe kulturore me famë botërore”.

Edhe pse kompleksi hapet zyrtarisht më 1 korrik dhe autoritetet e Koresë së Veriut presin deri në 20,000 vizitorë në vit, për momentin ai do të jetë në dispozicion vetëm për popullsinë vendase.

Turistët e huaj, për momentin, nuk do të jenë në gjendje të përjetojnë pushimet verore të drejtuara nga Pheniani, pasi kufizimet e futura gjatë pandemisë janë ende në fuqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY LËKUNDJE TË FORTA TRMETI NË TIRANË/ Epiqendra dhe magnituda
Previous article "BASHKË DREJT FITORES..."/ Lëvizja Vetëvendosje mbështet kandidatin Faton Peci për Mitrovicën

s.autor

Postime të ngjashme

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT