• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKEMË NDIHME PËR FERMERËT/ Rama: Do t’ju paguajmë për çdo bagëti. Ja si do të funksionojë
Home
Shqipëri

SKEMË NDIHME PËR FERMERËT/ Rama: Do t’ju paguajmë për çdo bagëti. Ja si do të funksionojë

13 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Skemat e reja mbështetëse të fermerëve po krijojnë mundësi të reja për rritjen e produkteve shqiptare dhe sigurinë ushqimore.

Nëpërmjet këtyre skemave, fermerët do të mbështeten me 500 lekë për matrikullimin e bagëtive të imta dhe 2000 lekë për matrikullimin e bagëtive të trasha, kundrejt kostos prej 150 lekëve të viteve të kaluar.

Regjistrimi i kafshëve është hapi i parë i gjurmimit të produkteve blegtorale dhe drejt sigurisë ushqimore.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi vizituan sot fermën “Amalthia” në Durrës, që falë përfitimit nga skemat e financiare ka ngritur një stallë dhe po e zgjeron investimin me një linjë moderne të prodhimit të qumështit dhe djathit.

Jona, sipërmarrësja e këtij aktiviteti, vlerëson skemat e reja mbështetëse dhe thekson se ata i kushtojnë kujdes të veçantë matrikullimit të kafshëve, si një hap të parë drejt plotësimit të standardeve europiane.

“Matrikullimi është një nga gjërat kryesore. Si ne, të gjithë fermerët e tjerë duhet të mos i shpëtojnë dhe matrikullimit dhe regjistrit të fermës që të rakordojnë gjatë gjithë kohës me drejtorinë e bujqësisë”, – tha Jona.

“Këtë vit masa që kemi vendosur për të dhënë pagesë direkte në lindje edhe për të imtat edhe për gjedhët. Japim 5 mijë lekë për të imtat dhe 20 mijë për gjedhët. Në vend që të paguajnë, ne i japim jo vetëm vlerën e matrikullit, por i tepron pothuajse po aq,” – u shpreh ministri Peleshi.

Kryeministri beson se kjo skemë e re do të jetë një motiv më shumë për ata që duan të përfshihen në blegtori e agropërpunim.

“Unë besoj që ndryshimi i skemës, nga skemë detyruese dhe demotivuese për të paguar ti për çdo kre të lindur, në skemën që shteti të paguan ty, do bëjë që matrikullimi të jetë jo vetëm pasojë e motivimit, por dhe të jetë një garanci për të gjitha ato që ne duam të krijojmë deri në fund, me regjistra, me ndjekje të të gjithë statistikave dhe me kontrollin e plotë me vaksinime etj.. Ndërkohë do jetë një stimul që dhe të tjerë të përfshihen e të merren me blegtori më shumë”, – u shpreh Kryeministri Rama

Në fokus të veçantë janë edhe pikat e grumbullimit dhe standardet e sigurisë. 25 milionë lekë do të jepet për çdo pikë grumbullimit, e cila plotëson standardet, theksoi ministri Peleshi,  i cili garantoi mbështetje edhe për pajisjen me enë transporti të certifikuara nga Bashkimi Europian, si garanci për rritjen e sigurisë ushqimore.

“Ne japim rreth 25 milionë lekë për një pikë grumbullimi. Ndërkohë japim mbështetje për të pajisur të gjithë fermerët me enët e grumbullimit dhe transportimit të qumështit, pra, kova të certifikuara nga Bashkimi Europian për ushqim, sepse nga aty fillon ndotja mikrobike”, – tha ministri.

“Transporti, nga femra e deri tek fabrika e përpunimit, nuk do të lejohet të kryhet më me cisterna plastike, ku ndotja mikrobike dhe në kushtet e temperaturës së lartë rritet me shumë fish, por do duhet të bëhet vetëm me cisterna inoksi sepse duam jo vetëm të rrisim prodhimin, por dhe të rrisim pastërtinë e qumështit dhe kushtet higjenosanitare, pra, sigurinë ushqimore të konsumatorëve”, – u shpreh minsitri Peleshi.​

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRITANI/ Vendet e COMMONWEALTH-it drejt zgjedhjes së PASUESIT të Mbretëreshës Elizabetë
Previous article ‘Në qiell dhe e fundosur’: Si e përjetoi Adelina shtatzëninë pas vdekjes së nënës

F.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT