• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 April, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

14 April, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skema opozitare për të gjobitur bizneset e mëdha: Basha hedh në sulm ish deputetin Luçiano Boçi
Home
Aktualitet
Kronikë

Skema opozitare për të gjobitur bizneset e mëdha: Basha hedh në sulm ish deputetin Luçiano Boçi

6 June, 2020 bora.autor Aktualitet, Kronikë

Akuzat e adresuara herë pas here ndaj opozitës për gjobëvënie ndaj bizneseve të mëdha përmes retorikës së tyre politike, duket se aneksohen drejtpërdrejt nga aksionet konkrete në terren nga ish-ligjvënës të Partisë Demokratike.

Një ndër iniciativat publike më të fundit të udhëhequr nga “selia blu”, ka qenë ai i organizimit të një grupi të vogël individësh prej 10-20 vetësh, për të protesutuar kundër një projekti të implementuar nga Bashkia Elbasan në fshatin Labinot, i gjendur 5 km pranë qytetit të Elbasanit.

Edhe pse pjesë të një zone e cila ka protestuar për vite me radhë duke kërkuar me insistim rregullimin dhe asfaltimin e rrugës, disa banorë kanë dalë kundër bashkëfshatarëve të tyre, ku po tentohet bllokimi i projektit që synon ndërtimin e këtij aksi automobilistik.

Nëse e shohim në pikëpamjen e parë këtë ngjarje  të raportuar fillimisht nga llogaria zyrtare e Partisë Demokratike, shihen dy palë që kanë dalë kundër njëra-tjetrës.

-Në një anë qëndron grupi i banorëve që duan ndërtimin e rrugës e cila mund ta shndërrojë atë zonë të braktisur prej vitesh në një hapësirë zhvillimi.

-Në anën tjetër, edhe pse i vogël në numër qëndron grupi i individëve që proteston kundër projektit me idenë se do të dëmtojë zonën dhe do të zaptojë disa metra tokat e tyre në momentin që do të zgjerohet.

Nëse ky është këndvështrimi i parë që të ofron ngjarja e regjistruar së fundmi në Labinot, le të shohim se si qëndron e vërteta e fakteve dhe pse kaq papritur u zgjua interesi i Partisë Demokratike për të organizuar një protestë me një numër të vogël banorësh, të cilëve i ka ushyer idenë e grabitjes së tokës përmes këtij projekti.

Edhe pse ngjan si një debat i vodël banal i cili thjesht është pompuar nga Partia Demokratike, pas tij duket se fshihet një strategji e tërë e opozitës për linçimin publik të bizneseve të mëdha, duke shfrytëzuar edhe ngjarje periferike si këto.

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zgjedhur që këtë kauzë të re opozitare, t’ja delegojë ish ligjvënësit democrat Luçiano Boçi i cili përmes aktivistëve që disponon në qytetin e Elbasanit ka kërkuar protesta për të goditur një nga bizneset më të mëdha që gjendet në atë zonë “Fish City”.

Ngjarja u përzgjodh të raportohet drejtpërdrejt nga Partia Demokratike në llogarinë e saj, ku ish deputeti Boçi shfaqej në rolin e gazetarit duke intervistuar ata banorë që kishin zgjedhur t’i bashkoheshin.  Në fund, ai dha edhe një prononcim ku tha se është i vendosur për të bllokuar deri në fund projektin.

“Banorët janë të vendosur, ne kemi ardhur këtu për mbështetje. Jo për përfitime politike po për mbëstetje politike. Problemi i banorëve sot është problem I lagjes sime, i qytetit tim”, tha ndër të tjera Boçi pasi intervistoi banorët.

Edhe pse kjo ngjarje mund të zgjidhet me mirëkuptim komunitar apo me vendim administrative, qëllimi kryesor është shfrytëzimi i saj për të dëmtuar kompaninë “Rozafa”, në mënyrë që drejtuesit e saj për t’u ruajtur nga sulmet qoftë të paprecedenta që mund t’i dëmtojnë imazhin, të paguajnë organizatorët.

Ashtu siç është denoncuar publikisht,  kjo formulë gjobëvënie është ndjekur nga zyrtarët e Partisë Demokratike, veçanërisht nga lideri i saj Lulzim Basha për të goditur biznese të tjera të mëdha.

Referuar të dhënave zyrtare, sulmi i Partisë Demokratike ndaj këtij biznesi duke shfrytëzuar disa banorë, dëmton indirekt rreth 1000 persona të cilët kanë përfituar nga ky investim.

Referuar të dhënave nga aktivitetet politike të PD-së në Elbasan si edhe raportimet e mediave lokale, raste të ngjashme gjobëvënie kanë ndodhur edhe me bizanese të tjera të mëdha të qytetit duke dëmtuar drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik që ata sjellin.

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPLIKON ME RAMËN/ Bardhi i PD i "papërmbajtshëm: Të çmontuam kapjen e komisioneve, do mbrojmë votat dhe do fitojmë
Previous article SULMET NDAJ "FISH CITY"/ Biznes Albania apel opozitës: Distancohuni, investimet e kompanisë kanë sjellë zhvillim në Elbasan

bora.autor

Postime të ngjashme

DALIN SHIFRAT  E COVID/ 207 infektime të reja brenda 24 orëve. Ja sa qytetarë kanë humbur jetën (BILANCI) Aktualitet

DALIN SHIFRAT E COVID/ 207 infektime të reja brenda 24 orëve. Ja sa qytetarë kanë humbur jetën (BILANCI)

PANDEMIA/ Shqipëria pranë imunitetit të tufës, mjeku: 50% e shqiptarëve të... Aktualitet

PANDEMIA/ Shqipëria pranë imunitetit të tufës, mjeku: 50% e shqiptarëve të...

ARRESTOHET NJË SHQIPTAR NË ITALI/ 34-vjeçari akuzohet për zhvatje dhe shantazh ndaj të miturve (SI SHANTAZHONTE) Aktualitet

ARRESTOHET NJË SHQIPTAR NË ITALI/ 34-vjeçari akuzohet për zhvatje dhe shantazh ndaj të miturve (SI SHANTAZHONTE)

Facebook Comments

SPARTAK NGJELA/ Çfarë po ndodh me Ilir Metën? Blog

SPARTAK NGJELA/ Çfarë po ndodh me Ilir Metën?

SKËNDER MINXHOZI/ Kur kërkon të dish me zor se ç’mendon Yuri Kim Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Kur kërkon të dish me zor se ç’mendon Yuri Kim

KRESHNIK SPAHIU/ Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet” Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet”

SKËNDER MINXHOZI/ Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama… Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama…

ASTRIT PATOZI/ Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin Blog

ASTRIT PATOZI/ Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT