Përfitimet nga dega e Sigurimit të Sëmundjeve
Kushtet e përfitimit: a) Pagesë për paaftësi nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit; b) 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi; c) Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjeko-Ligjor (KML), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore, por gjithmonë llogaritjet e raporteve bëhen nga subjekti. d) Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.Masa e përfitimit: a) 70 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të 6 muajve të fundit nga data e lindjes se te drejtes. kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi; b) 80 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të 6 muajve fundit nga data e lindjes se te drejtes, kur i siguruari ka mbi 10 vjet periudha sigurimi.
Barrëlindja
Kushtet e përfitimit: a) Për të përfituar lejen e lindjes duhet të kesh 12 muaj periudha sigurimi për çdo rast barrëlindjeje. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e rradhës ndodh brenda 24 muajve, nga data e lindjes së mëparshme; b) Të jesh i siguruar në momentin e lindjes të kësaj të drejte. c) Periudha e perfitimit 365 dite kalendarike,duke perfshire nje minimum prej 35 ditesh para dhe 63 dite pas lindjes se femijes.
d) Pas periudhes prej 63 ditesh pas lindjes,per kujdesin ndaj femijes e ka dhe babai i siguruar kur kete te drejte nuk e ushtron opo nuk ka kushte per ta perfituar nena.Masa e përfitimit: – Për periudhën e paralindjes dhe 150 ditë pas lindjes, për gruan e punësuar është 80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të vitit të fundit nga data e linjes se te drejtes; – Për gruan e punësuar, për periudhën tjetër në vazhdim deri sa të plotësojë 12 muaj gjithsej sipas kushteve të përfitimit është 50 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar.
Shpërblimi i lindjes
Kushtet e përfitimit: a) Shpërblimi për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i fëmijës që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës; b) Shpërblimi bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë parësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar. 4. Masa e përfitimit: a) Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50% të pagës minimale mujore, të miratuar me VKM, në momentin e lindjes të së drejtës.
Pensionet e Posaçme shtetërore
Kush e përfiton pensionin e posaçëm shtetëror: Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë ata persona që: a) Kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në luftën kundër pushtuesve nazifashistë brënda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta; b) Kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës;
c) Kanë vuajtur nga persekutimi politik nën rregjimin komunist.Masa e përfitimit: Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë personat e sipërpërmendur si shtesë mbi pensionin që iu takon nga sigurimet shoqërore, ose si pension nëse nuk përfitojnë pension nga sigurimet shoqërore. a) Pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se dyfishi i pensionit social dhe as më i lartë se katërfishi i tij;
b) Kufiri maksimal i shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror të jetë deri në katërfishin e pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas Ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social.”
Kompesimi i shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike
Kompesimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse në masën 350 dhe 700 lekë, e përfitojnë të gjitha kategoritë e pensioneve të pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare të qytetit, dhe në masën 200 lekë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, kur përfituesit banojnë në fshat. Pensionistët e fshatit, kur banojnë në qytet, përfitojnë 350 lekë.Dokumentacioni që nevojitet për përfitimin e 350 lekëve: a) Deklaratë personale, që plotësohet nga përfituesi pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në vendbanimin e tij;
b) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike. 3. Dokumentacioni që kërkohet për përfitimin e shtesës prej 700 lekëve: a) Dokumentat e përshkruara në pikën 2; dhe b) Çertifikatë familjare, kur ka fëmijë në ngarkim, me kusht që ata të jenë deri në moshën 18 vjeç, dhe kur vazhdojnë shkollën deri në 25 vjeç, duke paraqitur vërtetimin e shkollës. Kur ka persona në ngarkim mbi këtë moshë, duhet të paraqitet dhe vërtetim nga zyrat e punësimit, nga zyra tatimore e Bashkisë dhe komunave dhe nga zyra e tatim-taksave.Kush e përfiton: a) Kompesimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh, e përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare të qytetit.
Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve
Kush e përfiton: a) Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plotë, të pjesshëm, të reduktuar dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit.Masa e përfitimit: a) 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pjesëshme të pleqërisë; b) 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë; c) Deri në 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm me pensionin e caktuar brenda këtij kufiri; d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.
Kompensimi deri në 760 lekë
Kush e përfiton: a) Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e invaliditetit të plotë, të reduktuar, të pjesshëm dhe pensionet familjare të plota, të pjesshme të qytetit. 3. Masa e përfitimit: a) Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 760 lekë dhe ajo që del pjestohet me pensionin bazë;
b) Përfitojnë 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare; c) Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, në zbatim të VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“ – plus 760 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm dhe pensionit të caktuar;
Kompensimi për persona në ngarkim të pensionistëve
Ky kompensim jepet për personat në ngarkim që ka përfitusi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe familjar.Kush e përfiton: a) E përfitojnë të gjithë pensionistët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përhershëm në qytet; – Kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë; – Kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhënie pune. 3. Masa e përfitimit: a) 414 lekë në muaj për çdo person të familjes në ngarkim kur:
– Fëmijët janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën; – Nipat, mbesat, kur nuk i kanë prindërit, bashkëjetojnë me pensionistin dhe janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën. b) 207 lekë në muaj, kur një nga prindërit është në marrëdhënie pune, ose në pension. 4. Nuk e përfitojnë: a) Pensionistët që realizojnë të ardhura nga veprimtaria ekonomike si të punësuar, punëdhënës, të vetëpunësuar, ose kanë tokë në pronësi.
5. Dokumentacioni që kërkohet: a) Fotokopje e letërnjoftimit elektonik për personat përfitues; b) Çertifikatë familjare; c) Vërtetim nga shkolla; d) Vërtetim nga zyrta e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë dhe komunat, për mospatje të aktivitetit; e) Vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkues, për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhënie pune; f) Deklaratë personale.


