Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë Italiane, pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike.
Siç shkruajnë mediat italiane operacioni i policisë në Rimini të Italisë u bë në natën midis 3 dhe 4 dhjetorit.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë një 26-vjeçar, një 39- vjeçar dhe një 45- vjeçar, të tre shqiptar.
Skuadra Lëvizëse Rimini ka sekuestruar 275 kg drogë, nga të cilat ishin 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë.
Mediat italiane bëjnë me dije se droga ishte e fshehur në një kamion pas paletave me detergjentë. Mbi pako e drogës ishin stampuar figura nga programi televiziv ‘Valide’ dhe figura të serialit për fëmijë ‘Goku’.





