• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKEMA E RE E PAGAVE/ Ja sa do të jetë rroga e Kryeministrit, ministrave dhe deputetëve
Home
Politikë

SKEMA E RE E PAGAVE/ Ja sa do të jetë rroga e Kryeministrit, ministrave dhe deputetëve

7 April, 2023 F.autor Breaking News, Politikë

Në Shqipëri, qeveria miratoi sot skemën e re të pagave në sektorin publik e cila parashikohet të zbatohet në dy faza, brenda vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama tha se një rritje të menjëhershme do të ketë për mësuesit, për ushtarakët dhe strukturat e policisë, si dhe për mjekët dhe infermierët. Për pjesën tjetër, skema e re do të hyjë në fuqi pasi parlamenti të miratojë projektligjin e qeverisë. Menjëherë më pas do të ketë një rritje të parë, ndërsa prillin e ardhshëm do të realizohet rritja e dytë e pagave.

Administrata publike pritet të ketë një rritje nga 22 deri 61 përqind brenda vitit 2024. Pjesa më e madhe e shtesës së pagës parashikohet të ndodhë pas miratimit nga parlamenti, ndërsa pjesa e mbetur, vitin e ardhshëm. Administrata vendore, në të kundërtën, do të ketë një rritje prej të paktën 6 mijë lekësh në fazën e parë, dhe një shtesë më të lartë në fazën e dytë, në 2024-ën.

Sipas dokumentit të qeverisë, të parë nga Zëri i Amerikës, një rritje e fortë është parashikuar dhe për funksionarët e lartë shtetërorë. Ajo shkon deri në 90 përqind për deputetët (297.500 lekë në muaj), mbi 70 përqind për kryetarin e parlamentit dhe kryeministrin, (339.125 lekë në muaj), së bashku me zëvendësat e tyre, e mbi 80 përqind për ministrat ( 318.750 lekë në muaj). Paga më e lartë mbetet ajo e Presidentit të Republikës (425 mijë lekë në muaj) e cila rritet me 65 përqind.

Sipas qeverisë, kjo ndërhyrje do të sjellë një rritje prej gati 60 përqind të pagës mesatare bruto e cila do të shkojë në nivelin e 900 eurove në muaj. Sipas autoriteteve kjo ndërhyrje vjen si përgjigje ndaj problemit të pagave jo konkurruese që ka sektori publik, krahasuar me sektorin privat, por dhe vendet e rajonit, fenomenit largimit të punonjësve me eksperiencë, dhe vështirësive për rekrutimin e stafeve të kualifikuara.
Skema e re, parashikohet t’i kushtojë buxhetit të shtetit 38 miliardë lekë ose afro 340 milionë euro. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj siguroi se ky shpenzim do të mbulohet duke ruajtur konsolidimin fiskale dhe parametrat kryesorë të politikës fiskale, dhe se reduktimi i borxhit do të vijojë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR ATA QË KANË PROBLEME ME FLOKËT/ Si mund të përshpejtoni rritjen e tyre
Previous article PASHKËT/ Traditat që i kanë mbijetuar kohës, si kremtohet e Premtja e Madhe në botë

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT