• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skema e pensioneve, diskutohet sigurimi i detyrueshëm te privati, prek të punësuarit nën 50 vjeç
Home
Sociale

Skema e pensioneve, diskutohet sigurimi i detyrueshëm te privati, prek të punësuarit nën 50 vjeç

22 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Qeveria ka pranuar tashmë zyrtarisht se do të ndërhyjë në skemën e pensioneve duke bërë disa ndryshime në kuadrin ligjor. Ndryshimet janë paralajmëruar edhe në deklarata publike nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke vënë theksin tek pjesa që lidhet me sigurimet për skemën në fshat.

Por “Monitor” mësoi se pjesë e debateve të fundit ka qenë edhe shtimi i kolonës së dytë në skemën e sigurimeve. Kjo kolonë është private dhe e detyrueshme dhe plotëson në total skemën me tre të tilla, ku është edhe shtetërorja e detyrueshme dhe private vullnetare. Dy të fundit janë sot ekzistuese.

Naim Hasa, administrator Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL konfirmon se Shoqata e Siguruesve të Jetës e Pensioneve, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore janë në diskutime të vazhdueshme për të gjetur një model të përshtatshëm.

“Është marrë nja angazhim politik për ndarjen e kontributit shoqëror në mënyrë të detyrueshme, kryesisht për moshat e reja nën 50 vjeç edhe në kontribut individual që do të menaxhohet nga Kompanitë Private të Pensioneve. Ky proces po drejtohet nga Ministria e Financave dhe ISSH, ku dhe shoqata jonë e siguruesve të jetës e pensioneve është palë e këtij procesi.

Sigurisht, realizimi i kësaj reforme kërkon angazhim më të madh nga të gjitha strukturat, duke u ndërgjegjësuar të gjithë për të shfrytëzuar dobitë që sjell në treg ky produkt, në radhë të parë për popullsinë e siguruar por edhe për ekonominë e vendit”, – shprehet Hasa.

Kjo do të thotë që nga totali që sot paguhet si kontribut i detyrueshëm prej 23 për qind, një pjesë e tij të kalojë në skemën private. Diskutimet janë që kjo shumë të variojë nga 3-5 për qind të totalit të sigurimit të detyrueshëm, por të gjitha këto mbeten ende në kuadrin e një debati deri në miratimin e paketës finale ligjore, që do të bëjë edhe “korrigjimet” në skemën e përgjithshme të pensioneve.

Skema e pensioneve ndryshoi përmes një rishikimi të plotë ligjor në vitin 2014 sipas një drafti të hartuar nën asistencën e Bankës Botërorë. Edhe në atë kohë, shtimi i kolonës së dytë ishte pjesë e debatit, por që nga disa palë u cilësua si e parakohshme dhe u kërkua kohë për të parë ecurinë e përgjithshme të skemës. Në atë kohë, ndërhyrja ishte emergjente duke qenë se sipas të gjithë studimeve skema rezultonte e falimentuar dhe në afatgjatë mund të përbënte një rrezik serioz për buxhetin.

Nga ajo kohë, ligji për sigurimet i është nënshtruar ndryshimeve të vogla pa shumë efekt, ndërkohë që rishikimi që sot është në tryezë debati, pritet të jetë edhe më domethënësi në pesë vitet e fundit.

Për vitin 2018, qeveria parashikon që të arkëtojë 67 miliardë lekë nga sigurimet shoqërore ndërsa që vetëm në janar është arkëtuar 10 për qind e kësaj shume. Vlera neto e aseteve të fondeve të pensioneve vullnetare në fund të vitit 2017 ishte vetëm 13 milionë euro. /Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ A është 500 mijë dollarëshi i Bashës për shërbimet e “Cambridge Analytica”?
Previous article Data e martesës zbulon llojin e lidhjes me partnerin, a jeni bashkë për interes?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës Aktualitet

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba Aktualitet

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha Aktualitet

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT