Prokuroria e Durrësit ka prerë flet arrestin për një 38 vjeçare me banim në Tiranë, e cila ka përvetësuar përmes mashtrimit shuma të mëdha parash, që në total sipas denoncuesit me inicialet I.H arrin shumën 900 mijë euro.
Mësohet se OLESIA DUKA e ka përdorur “skemën e saj të mashtrimit” me disa persona të ndryshëm por me të njëjtën mënyrë.
SKEMA E MASHTRIMIT:
Olesia Duka mashtronte persona të ndryshëm, duke iu marrë shuma të mëdha parash. Ajo mashtronte qytetarët, duke iu thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për të blerë aparatura apo materiale të linjës. Pasi i merrte paratë, ajo nuk i kthente më, ku vlera e mashtrimit arrin deri në 900 mijë euro.
Stomatologia kishte në fakt vetëm një klinikë në Tiranë. Personi që e ka pësuar më shumë nga mashtrimet dhe dredhitë e 39-vjeçares ka qenë biznesmeni I. H., i cili ka bërë dhe denoncimin.
Burimet nga Prokuroria thanë se stomatologia Duka ishte një person i njohur, pasi kishte marrë pjesë në disa fondacione bamirësie dhe klinika e saj në kryeqytet është ndër më të njohurat, dhe kështu ajo përdorte famën, duke krijuar lidhje me biznesmenë dhe persona të ndryshëm, të cilët më pas i mashtronte.
AlpeNews.al



