• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEDA/ Kush është gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë! Engert Pëllumbi dënoi dhe Saimir Tahirin
Home
Aktualitet
Kronikë

SKEDA/ Kush është gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë! Engert Pëllumbi dënoi dhe Saimir Tahirin

3 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Apeli i GJKKO ka rikthyer këtë të enjte masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi vendosi ndaj Berishës masën detyrim paraqitjeje 2 herë në muaj para SPAK. Por kush është gjyqtari Engert Pëllumbi?!
SKEDA

Engert Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Pëllumbi e ka nisur karrierën në Gjykatën e Fierit ndërsa në vitet 2017-2020 punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit.

Gjyqtari Engert Pëllumbi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tetor të 2021 dhe e kaloi me sukses. Pëllumbi rezultoi i pastër në të treja kriteret e rivlerësimit. Në bazë të hetimit administrativ nuk u konstatuan asnjë shkelje. KPK votoi unanimisht pro konfirmimit të tij në detyrë.

Ndërkohë në vëmendjen e publikut emri i tij është i lidhur me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku Engert Pëllumbi njihet si gjyqtari që dërgoi në qeli funksionarin e parë të lartë shtetëror.

Më 4 shkurt të vitit 2022, trupa gjykuese e komanduar nga KLGJ për të shpallur vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri, e kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtarë Igerta Hysi dhe Florian Kalaja, dha dënimin me 3 vite e 4 muaj burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu një tjetër detaj interesant është fakti që Tahiri dhe gjyqtari Pëllumbi kanë pasur një përplasje dikur ku ish ministri Brendshëm ka dalë kundër një vendimi të dhënë nga gjyqtari për masën e sigurisë së një të dyshuari për vrasje.

Ndërkaq Engert Pëllumbi është kundërshtuar për herë të parë publikisht në vitin 2011, kur ai gjobiti për shpifje nënkryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felajn për një deklaratë të saj ndaj një kompanie. Vendimi i Gjykatës së Tiranës, me gjyqtar Engert Pëllumbi, i dhënë në datën 24 maj 2011 e gjobit me 10 milionë lekë të vjetra deputeten e PS-së.

Engert Pëllumbi gjithashtu ka përkthyer edhe librin e “Giovanni Falcone, një hero i vetmuar” mbi gjyqtarin, i cili dha jetën për drejtësinë, duke luftuar mafian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË BERAT/ Autorët e dyshuar ende në arrati, qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje
Previous article FOTOT DHE EMRAT/ U arratisën nga burgu në Greqi, zbardhet identiteti i dy shqiptarëve

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT