Janë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi.
I pari është Lefter Toçi, 41 vjeç nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.
Personi i dytë është Romeo Qosja, 41 vjeç nga Cërriku, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajtje pa leje.


