• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKEDA E PASURISË/ Si i kanë ndryshuar të ardhurat, kryebashkiakut të Kavajës Isa Sakja
Home
Politikë

SKEDA E PASURISË/ Si i kanë ndryshuar të ardhurat, kryebashkiakut të Kavajës Isa Sakja

26 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Isa Sakja u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kavajës në zgjedhjet e parakohshme lokale që u mbajtën në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare më 25 qershor 2017. Fitorja e Isa Sakjes riktheu Partinë Demokratike në administrimin e Kavajës pas 6 viteve të drejtimit të Elvis Rroshit, i cili e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Isa Sakja zotëron një master për Psikologji Klinike nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Tiranë. Ai është angazhuar që herët me Partinë Demokratike dhe në shtator 2015 u zgjodh kryetar i PD-së për degën e Kavajës. Para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë, Sakja ka punuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës nga viti 2008 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga kryetari i Bashkise se Kavajes, Isa Sakja per vitet 2008-2017.

Kryebashkiaku Isa Sakja zotëronte familjarisht 1.9 milionë lekë pasuri në vitin 2008; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në cilësinë e punonjësit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kryebashkiakut Sakja është 8.9 milionë lekë.

Sakja deklaron pasuri të patundshme në vlerën e 7.7 milionë lekëve, një automjet prej 650 mijë lekësh, 400 mijë lekë kursime në cash dhe likujditete bankare prej 148 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 11.6 milionë lekë. Rreth 53% e të ardhurave burojnë nga paga e Z.Sakja, ndërsa 38% zënë pagat e familjarëve. Të ardhurat nga pensioni i prindërve zënë gjithashtu rreth 7% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë vlen për t’u theksuar se Z.Sakja ka deklaruar në vitin 2008 se ka përfituar një autoveturë “Opel Corsa” me vlerë 300 mijë lekë si dhuratë nga familja.

Si pronë të patundshme, ai zotëron vetëm një apartament në Tiranë në bashkëpronësi me bashkëshorten me vlerë 50 400 euro. Apartamenti ka si burim tre kredi bankare, dy prej të cilave janë marrë në vitin 2008 dhe një e tretë e deklaruar në vitin 2009.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SHUMË SERIOZE”/ Ironia e sekretarit të PS: Ilir Meta paralajmëroi me ndëshkim këdo që shkel ligjin për 30 Qershorin
Previous article PAS CALVIN HARRIS/ Dua Lipa rrëmben këtë verë dhe yllin shqiptare me famë botërore... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT