• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SKANDALI UBER”/ Macronit i “plas bomba”, zbulohet si loboi në mënyrë të fshehtë për kompaninë e taksive
Home
Botë

“SKANDALI UBER”/ Macronit i “plas bomba”, zbulohet si loboi në mënyrë të fshehtë për kompaninë e taksive

11 July, 2022 s.autor Botë

Me qindra dosje që tregojnë sesi Uber ka korruptuar politikanët kryesorë të arenës ndërkombëtare dhe sesa larg ka shkuar kompania për të shmangur drejtësinë kanë rënë në duart e mediave. Informacionet e siguruara nga The Guardian tregojnë ndihmën e madhe që Uber u ka dhënë liderëve si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja e BE-së Neelie Kroes.

Po ashtu, në dosjet e siguruara tregohet sesi ish-drejtuesi i kompanisë së taksive urdhëroi përdorimin e një mekanizmi që fshinte të dhënat në mënyrë arbitrare për të mbajtur policinë larg aksesimit të kompjuterëve.

Megjithatë, Uber thotë se “ato vlera të së shkuarës nuk janë në një linjë me vlerat aktuale dhe se sot bëhet fjalë për një kompani tërësisht tjetër.” Në dosjen Uber ndodhen më shumë se 124,000 regjistrime, duke përfshirë 83,000 emaile dhe 1,000 dosje të tjera që përfshijnë biseda nga viti 2013 deri në 2017.

Informacioni iu dha The Guardian dhe u nda me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë dhe një numër organizatash mediatike, përfshirë BBC Panorama.

Informacionet zbulojnë, për herë të parë, se si një përpjekje lobimi dhe marrëdhëniesh me publikun me vlerë 90 milionë dollarë në vit rekrutoi “politikanë miqësorë” për të ndihmuar në fushatën për të prishur industrinë e taksive në Evropë, raporton BBC.

Ndërsa taksistët francezë kanë organizuar protesta të dhunshme në rrugë kundër Uber-it, Macron – tani president, negocionte me me shefin e diskutueshëm të Uber, Travis Kalanick, dhe i tha atij se do të reformonte ligjet në favor të firmës.

Metodat “tipike” të biznesit të Uber-it ishin gjerësisht të njohura, por për herë të parë skedarët japin një pamje unike të brendshme sesa larg ka shkuar kompania për të arritur qëllimet e saj.

Ato tregojnë se si ish-komisionerja dixhitale e BE-së, Neelie Kroes, një nga zyrtaret më të larta të Brukselit, ishte në bisedime për t’u bashkuar me Uber para përfundimit të mandatit të saj, dhe më pas loboi fshehurazi për firmën, në shkelje të mundshme të rregullave të etikës së BE-së.

Në atë kohë, Uber nuk ishte vetëm një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në botë, ajo ishte një nga më të diskutueshmet, e ndjekur nga çështjet gjyqësore, akuzat për ngacmim seksual dhe skandalet e shkeljes së të dhënave.

Përfundimisht aksionarët u lodhën, dhe Travis Kalanick u detyrua të largohej në 2017.

Uber thotë se zëvendësuesi i tij, Dara Khosrowshahi, kishte “detyrë të transformonte çdo aspekt të mënyrës se si funksionon Uber” dhe “ka instaluar kontrollet rigoroze dhe pajtueshmërinë e nevojshme për të funksionuar si një kompani publike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRPLAS ME FUORISTRADËN/ Ky është motoristi shqiptar që ndërroi jetë në Itali (EMRI)
Previous article NISMA E RE, DIVORC TE NOTERI/ Me akt-marrëveshje palët ndahen me konsensus, shmanget gjykata

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov Botë

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare Botë

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare

"PO PËRPIQEN TË PENGOJNË MARRËVESHJEN ME IRANIN"/ JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë Botë

"PO PËRPIQEN TË PENGOJNË MARRËVESHJEN ME IRANIN"/ JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT