• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI TE ONKOLOGJIKU/ SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e 7 të pandehurve
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI TE ONKOLOGJIKU/ SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e 7 të pandehurve

22 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mjekët dhe zyrtarë të spitalit Onkologjik, të dyshuar për korrupsion e kontrabandë me medikamentet mjekësore do të dalin të mërkurën para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masat e sigurisë. Po ashtu SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë dhe astetet e mjekëve në kuadëredhe të hetimit pasuror që po kryhet ndaj tyre.

Mjeku Edmond Gashi, kolegia e tij Alketa Pere, farmacisti Florian Marku, zv.drejtoresha e QSUT-së Brikena Qirjazi, koordinatori i Spitalit Onkologjik Emiljano Lela, Halil Gashi administrator i klinikës së të birit mjekut onkolog dhe Drilona Kishta ish-specialiste e QSUT-së, do të hetohen për korrupsion, shpërdorim të detyrës dhe kontrabandë ilaçesh.

Prokurori Elvin Gokaj i cili po ndjek hetimet ka dorëzuar kërkesat në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj të akuzuarve që do të pasonte hetime më të thelluara. Prokuroria e Tiranës zbuloi më 26 qershor abuzimet brenda spitalit Onkologjik, ku pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.
Koordinatori Lela dyshohet se gjente në spital të sëmurët dhe duke i paraqitur një situatë të zymtë se te Onkologjiku do prisnin gjatë, i çonte te klinika e Gashit. Për secilin merrte përqindjen e tij. Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.
Brikena Qirjazi, akuzohet se nuk ka vënë në punë aparaturën me kobalt për trajtimin e tumorit. Ndërsa Florian Marku dyshohet se kishte në farmacinë e tij ilaçe me kod të dëmtuar që mund të jenë nxjerrë nga spitali Onkologjik për tu shitur në vlera nga 500-1500 euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMI ME FONDET E BE-SË/ Beqaj kërkon lirinë: Nuk ekzistojnë kushtet…
Previous article I VESHUR ME TË ZEZA DHE I PA MASKUAR/ Kamerat kapën autorin e atentatit me 3 të vrarë në Memaliaj! U tha diçka viktimave para se t’i ekzekutonte

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT