• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Nis botimi i FAKTEVE. Pyetja NR. 1 për Rovena Gashin: Çfarë lidhje ke me “Balkans Investment Group”? (DOKUMENTI)
Home
Breaking News

SKANDALI/ Nis botimi i FAKTEVE. Pyetja NR. 1 për Rovena Gashin: Çfarë lidhje ke me “Balkans Investment Group”? (DOKUMENTI)

10 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Duke qenë se Rovena Gashi, ish Drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Dekriminalizimit ë Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës që ajo “bënte ligjin” nëpërmjet ish Kryeprokurorit Llalla ka dorëzuar një deklaratë pasurie e cila nuk thotë asgjë, ne po mundohemi që ta ndihmojmë atë që ta bëjë transparencën e vërtetë përpara shqiptarëve duke i bërë fillimisht disa pyetje publike.

Shiheni me kujdes shkresën e parë këtu poshtë. Eshtë faqja e parë e dokumentit që ajo ka dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Eshtë hera e parë që këto dokumenta bëhen publike. Përveç të tjerash, fiksojeni mirë në memorie faktin se ajo është Rovena, e bija e Nuredinit. Babai i saj Nuredini është i biri i Rexhep Gashit dhe është i datëlindjes 7 dhjetor 1955.

Gjëja e dytë që duhet të ngulisni në memorie lidhet me shkresën e mëposhtme. Bëhet fjalë për firmën “Balkans Investment Group sh.p.k” e themeluar në 3 janar të këtij viti.

Zyrat qëndrore i ka në Rrashbull të Durrësit, nga ku është edhe origjina e zonjës Gashi. Më saktësisht, zyrat gjenden në Apartamentin 42, shkalla e parë kati i tretë.

E treta mbajeni mirë mend objektin: “Bleart” tek Shkembi i Kavajës.

Kjo është një firmë ndërtimi për investime dhe menaxhim në fushën e veprimtarisë ndërtimore.

Pyetja që kemi tani për zonjën Gashi është: A keni ndonjë lidhje Ju ose ndonjë familjari Juaj shumë i afërt që është pjesë e procesit të vettingut sipas detyrimit që përcakton ligji (jo bashkëshorti, sigurisht), me këtë firmë? Një lidhje kjo që mund të jetë ose direkte ose indirekte, ose e drejtëdrejtë ose e tërthortë me këtë subjekt? Çfarë ju lidh me të? A janë gjërat që ju lidhin objekt i deklarimit të pasurisë nga ana Juaj? A i keni pasqyruar ato në formularët e deklarimit të pasurisë dhe në ato të vettingut?

Këto dhe shumë pyetjeve të tjera, do duhet që zonja Gashi tu japë përgjigjen sot e tutje. Ne po presim. Nëse ajo nuk do ta bëjë brenda 24 orëve, ne do jemi të detyruar që të bëjmë transparencën e plotë vetëm nëpërmjet ekspozimit të provave dhe fakteve tona.

POR KUJDES! Këto prova dhe fakte nuk i disponon vetëm Alpenews.al tashmë. Ato janë depozituar në kohën e duhur, në vendin e duhur.

Përgatiti: Alpenews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kamza-Vllaznia/ Mbyllet pjesa e parë, shumë raste shënimi, por mungojnë golat
Previous article Guri nuk di të ndalet, çon Kukësin në barazim në dhomat e zhveshjes

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT