• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI NË SHKODËR/ Detajet e REJA: Zbulohet skema, si u bë “pazari” nga zyrtarët (EMRAT)
Home
Breaking News

SKANDALI NË SHKODËR/ Detajet e REJA: Zbulohet skema, si u bë “pazari” nga zyrtarët (EMRAT)

21 September, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shkodres ka dhënë detaje rreth zyrtarëve të arrestuar, por edhe të ndalurve në lidhje me aktin korruptiv në Hipotekën e këtij qyteti.

Sipas Policisë, personat e arrestuar janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer para për një certifikatë pronësie në ambientet e ZVRPP-së.

Zyrtarët që përfunduan në pranga të policisë janë Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagje “Tom Kola”, Shkodër dhe  Ndoc Taraj, 70 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

“Finalizohet operacioni policor kundër korrupsionit i koduar “SEKSERI”Strukturat e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit ekzekutuan urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Shkallës Parë Shkodër për dy shtetas dhe arrestuan në flagrancë dy të tjerë dhe konkretisht.

Pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me strukturat e specializuara të luftës kundër korrupsionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagje Tom Kola, Shkodër,

Ndoc Taraj, 70 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër,

Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer para në këmbim të një çertifikate pronësie, në ambientet e ZVRPP.

Gjithashtu u bë ekzekutimi i urdhrave te ndalimit nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkoder, për shtetasit:

Mirjan Bletaj, 31 vjeç, banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër, me detyrë Jurist pranë ZVRPP Shkoder,

Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, Shkodër.

Shtetasit e sipërpermendur dyshohet se kanë konsumuar veprat penale “Korrupsioni Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259 dhe 245/1/ 2 të Kodit Penal.

Vijojnë hetimet për dokumentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI NËPËR FILMA"/ Pranë detit, Nevina Shtylla do t'ju bëjë për vete me... (FOTO)
Previous article NGJYRA QË KËRKON GUXIM ËSHTË TREND I MOMENTIT/ Mos u mendoni 2 herë për ta veshur!

Isa.Autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT