• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI NË KISHË / Murgeshat abuzohen seksualisht nga priftërinjtë dhe dëbohen nga manastiri
Home
Jetë

SKANDALI NË KISHË / Murgeshat abuzohen seksualisht nga priftërinjtë dhe dëbohen nga manastiri

1 August, 2018 Sadik.Autor Jetë

Një grup murgeshash katolike në Kili janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë, të cilët më pas i dëbuan nga manastiri për t’u mbyllur gojën. Akuzat janë bërë nga 23 murgesha në Molina, të cilët kanë raportuar krimet e priftërinjve te një i dërguar i Papës, i cili heton abuzimin seksual në kishë. Yolanda Tondreaux, një prej murgeshave, tha: “Një prift preku gjoksin tim dhe më puthi në buzë. Ai më preku në mënyrë të papërshtatshme. Ndihem e neveritur”. Rrëfimet për abuzimet u shfaqën në programin televiziv “Informe Especial” të transmetuar nga kanali televiziv kanadez, “TVN”.

Ivo Scapolo, prifti i dërguar nga Papa Françesku në Kili për të hetuar raportet e abuzimit seksual nga priftërinjtë në atë vend, i ka dëgjuar rastet e murgeshave. Tondreaux tha se ajo e informoi nënën më të lartë, Patricia Ibarra, për incidentin e saj, por u trajtua si një gënjeshtar dhe u dërgua në rrëfim me të njëjtin prift që e abuzonte. “I lava duart dhe fytyrën fort sepse një prift më preku, një prift!”.

Ajo tha se disa murgesha të reja u larguan nga manastiri pasi u prekën në mënyrë të papërshtatshme. Duke përshkruar tmerrin e tyre, Tondreaux tha se më shumë se 23 murgesha ishin detyruar të punonin si skllave për priftërinjtë. Mediat lokale raportojnë se priftërinjtë hynin gjithashtu në dhomat e murgeshave për t’i parë ato të zhveshura dhe ata madje hiqnin edhe rrobat e veta në publik. Ish-murgeshë Eliana Macias tha se, “Ai tha se kurrë nuk kishte parë një grua të zhveshur në jetën e tij dhe kjo është arsyeja pse e bëri këtë. Edhe prifti shkoi në oborr dhe hoqi rrobat.

Nëna eprore e dinte këtë. Ishte e neveritshme”. Murgeshat fajësuan ish-peshkopin e Talca, Horacio Valenzuela, për mbulimin e abuzimit dhe thanë se ai duhet ta kishte ditur atë që po ndodhte kur ishte peshkop. Ai kishte marrë kallëzime penale mbi abuzimin seksual, kanë sugjeruar disa raporte. Kisha Katolike kiliane është aktualisht në krizë për shkak të valës së raporteve të abuzimit seksual dhe mbulimeve që u janë bërë . Shërbimi i Prokurorisë kiliane identifikoi së paku 40 viktima të abuzimit seksual nga priftërinjtë në arkivin e kapur nga Policia në qershor, në arkipeshkopatën e Santiagos dhe Rancaguas.

Rastet janë nga viti 2007 dhe ka shumë raporte për abuzimin seksual nga priftërinjtë me të miturit dhe të rriturit. Në total, rreth 113 priftërinj janë raportuar për abuzim seksual në 15 vitet e fundit, sipas të dhënave të Kishës kiliane. Papa Françesku pranoi shkarkimin e pesë peshkopëve, duke përfshirë edhe nga Valenzuela, katër prej të cilëve besohej se kishin mbuluar raste të abuzimit seksual nga priftërinjtë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kejvina e Ermalit DJEG RRJETIN! Publikon FOTO me të PASMET jashtë nga Spanja
Previous article ZYRTARE/ BONUCCI përshëndet MILANIN dhe nis udhëtimin nga SHBA në TORINO…

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT