• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI NË FILIALIN E POSTËS SHQIPTARE NË DURRËS/ Policia jep DETAJE: Si u “zhdukën” 69 mln lekë të pensioneve nga drejtoresha dhe dy punonjëset
Home
Breaking News

SKANDALI NË FILIALIN E POSTËS SHQIPTARE NË DURRËS/ Policia jep DETAJE: Si u “zhdukën” 69 mln lekë të pensioneve nga drejtoresha dhe dy punonjëset

16 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me skandalin e zbuluar në filialin e Durrësit të Postës Shqiptare, ku tre zyrtare janë ndaluar të dyshuara për përvetësimin e 69 milionë lekëve.

Në pranga kanë rënë: Elisabeta Mataj, 41 vjeçe, drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës, Valbona Hoti Duni, 59 vjeçe, shefe e financës dhe Paola Dana, 39 vjeçe, arkëtare/llogaritare. Sipas Policisë, tre zyrtaret dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj 2026 nuk kanë arkëtuar në degët e Shijakut dhe Krujës shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, fond i destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për qytetarët.

Ato akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim. Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë të dyshuar abuzimi me fondet publike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Filiali”, i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale, vihen në pranga drejtoresha, shefja e financës dhe arkëtarja e filialit të Postës Shqiptare, Durrës.

Në vijim të operacioneve për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, finalizoi operacionin policor të koduar “Filiali”.

Në kuadër të operacionit u ndaluan shtetaset: -E. M., 41 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës; -V. D., 59 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë shefe e financës në filialin e Postës Shqiptare Durrës; -P. D., 39 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë arkëtare/llogaritare në filialin e Postës Shqiptare Durrës.

Ndalimi i tyre u bë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se, gjatë muajve prill dhe maj 2026, këto shtetase kanë përvetësuar shumën 69 milionë lekë të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës, për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS KUVENDI/ PD bojkoton sërish. Reforma Zgjedhore shtyhet për në nëntor
Previous article SOT SEANCË PLENARE/ Kuvendi BLINDOHET me barriera metalike dhe forca policie

s.autor

Postime të ngjashme

AKSION BRENDA TUNELIT TË SKËRFICËS/ Policia ndalon 31-vjeçarin që po transportonte armë (EMRI) Aktualitet

AKSION BRENDA TUNELIT TË SKËRFICËS/ Policia ndalon 31-vjeçarin që po transportonte armë (EMRI)

SOT SEANCË PLENARE/ Kuvendi BLINDOHET me barriera metalike dhe forca policie Breaking News

SOT SEANCË PLENARE/ Kuvendi BLINDOHET me barriera metalike dhe forca policie

E PËSON KEQ/ I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër Aktualitet

E PËSON KEQ/ I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT