• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI NË BURGUN E PEQINIT/ Dy mijë euro ryshfet për operacionin e të dënuarit
Home
Breaking News

SKANDALI NË BURGUN E PEQINIT/ Dy mijë euro ryshfet për operacionin e të dënuarit

11 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një investigim disa javor i emisionit “Fiks Fare” zbuloi korrupsionin e zyrtarëve të një burgu. Drejtorë burgjesh, shefa policie, gardianë dhe mjekë bashkëpunojnë me njëri tjetrin që të “lejojnë” një të burgosur të bëjë operacion. Dhe, e gjitha kjo, kundrejt një ryshfeti prej 2 mijë eurosh.

Këta zyrtarë i zvarritën prej disa vitesh operacionin, duke rrezikuar që i burgosuri të mbetej i paralizuar. Me zë dhe figurë, “Fiks Fare” faktoi se këta zyrtarë i shtynë operacionin, vetëm e vetëm që ta “detyronin” që të paguante ryshfetin.

Nga kabina e burgut, i burgosuri tha se prej disa vitesh vuan dënimin për një krim.

“Jam dënuar me 20 vite burg. Kur kam qenë në paraburgim, kam thyer këmbën. Kam bërë operacion dhe shkoi çdo gjë në rregull. E kam ndjekur sipas kartelës, konsultat, të gjitha. Mbushi një farë kohe, dy vjet sa e ka kjo, duhet të hiqja vidat, pllakat. Janë disa vida, se unë kam thyer kaviljen, janë disa shtiza, që ato duhen hequr pa mbushur dy vjet, për arsye që nuk duhet t’i zërë mishi” thotë ai.

Më tej shtoi se ka folur me doktorin e burgut Eduart Ruçi.

“Më thotë do të çoj sot, do të çoj nesër. Prit një çik, prit një çik. Është çik dallaveraxhi ai. Jo këtë javë, jo të ngrohet koha, të ftohet koha. Si përfundim ma nxori urdhrin para dy javësh, për të bërë grafinë dhe konsultën. Vajta unë në Elbasan për të bërë konsultën, siç kishte dalë urdhri, edhe bëj grafinë unë dhe më thotë doktori si ke ecur ti dy vite. I thash unë s’kam mbushur kohën, s’më kanë sjellë këta. Jo më tha, njëra vidë ty të është hyrë në kockë. Kjo ka dashur hequr para kohe tha, kjo vida. Duhen hequr edhe këto shtizat tha” vijoi më tej ai, ndërsa shtoi se doktori i burgut i bëri me disa se nëse doktori i Elbasanit e merr përsipër kryerjen e operacionit, ai ka të drejtë ta bëjë ku të dojë ai.

“Nëse ai ta merr ty përsipër, ne do të bëjmë procedurat. Do shkosh në Spital të Burgut, në Spital të Burgut do të japim QSUT-në. Unë kam dy javë që nuk më jep njeri shpjegim. Ku di unë ça procedurash bëjnë. Jo do të çojnë në Tiranë, ku di unë ça marrëveshje, janë kokrra e dallaveres. Me pak fjalë, sa kuptova unë nga një gardian tjetër tha, jepi ndonjë lekë doktorit dhe e bën doktori atë pastaj” pohoi i burgosuri, ndërsa tha se do të takohet me mjekun dhe do na marrë sërish në telefon. Dy ditë më pas, i burgosuri telefonoi sërish redaksinë e “Fiks Fare” dhe tha se takimi mirë shkoi.

“Ti duhet ta kishe takuar doktorin, ti kishe çuar njeri doktorit të Elbasanit. Ishte muhabeti që ta takojë njeri para se të bëhet operacioni, pastaj të më takojë njeri mua,mbase flas unë me drejtorë, me këto… Më tha një numër telefoni mua ai. Diçka, unë rri në Durrës, mund të më takojë një njeri tha” përfundoi i burgosuri.

Më pas, një bashkëpunëtor i “Fiks Fare” takon mjekun e burgut, Eduart Ruçi, i cili fillimisht është pak skeptik. Ai dyshon dhe, në takimin e parë, vetëm sa interesohet për bashkëpunëtorin e “Fiks Fare”. Pasi bëhet i besueshëm, mjeku i thotë se do e telefonojë sërish dy ditë më vonë, pasi të ketë vizituar më parë të dënuarin.

Pas dy ditësh, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” dhe mjeku takohen në afërsi të Spitalit Ushtarak në Tiranë. Mjeku bën disa lëvizje, bën telefonata me doktorin në Elbasan, i cili nuk ia merr përsipër operacionin. Më pas, shkon te takojë një mjek në Spitalin Ushtarak dhe më pas, i thotë bashkëpunëtorit se “për 2 mijë euro” bëhet operacioni. Ai thotë se në këtë “lojë” nuk është i vetëm, por është edhe drejtori i burgut, shefi i policisë, madje edhe gardianë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Presidenti e sheh "Kushtetuesen" si gijotinë të kolltukut të tij
Previous article A DO TË DËNOHET? Juventusi merr vendim për gjestin e Ronaldos pas zëvendësimit

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT