• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI NË BAZËN USHTARAKE TË PASHALIMANIT/ Si u grabitën armë e municion. Roja …
Home
Breaking News

SKANDALI NË BAZËN USHTARAKE TË PASHALIMANIT/ Si u grabitën armë e municion. Roja …

12 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e paprecedent, në përmasat e një skandali, është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Persona ende të paidentifikuar kanë arritur të futen brenda pa u diktuar nga askush, duke realizuar aty një grabitje.

Burimet thanë se janë vjedhur armë zjarri dhe municion, në një prej depove që supozohej të ishte nën mbikëqyrjen e ushtarakëve. Megjithatë, në momentin kur ka ndodhur ngjarja, personi përgjegjës nuk ndodhej aty.

Nga ana tjetër, vendi ku është kryer vjedhja ishte i vetmi që nuk kishte të instaluara kamera sigurie, gjë që e bën edhe më të vështirë zbardhjen e ngjarjes. Burime nga Policia thanë se nuk përjashtohet mundësia që grabitja të jetë realizuar me dijeninë apo edhe me përfshirjen e vetë personave që kanë akses në hyrjen në bazën ushtarake. Deri tani janë shoqëruar 5 persona, ushtarakë që janë të angazhuar me shërbim në bazën ku ndodhi ngjarja.

GRABITJA

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se në bazën ushtarake të Pashalimanit janë grabitur armë zjarri automatike, municion dhe disa granata dore. Konkretisht, nga verifikimet e kryera pas ngjarjes, rezulton të jenë vjedhur 3 armë, pushkë automatike, një sasi municioni luftarak dhe disa granata.

Grabitja është konstatuar gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, por mësohet se gjithçka ka ndodhur në orët e vona të së enjtes. Burime të rezervuara nga Prokuroria thanë se ka dyshime që vjedhja të jetë realizuar në kohën kur roja nuk ka qenë në vendin e caktuar të shërbimit, ose në kohën kur ndërrohen turnet e shërbimeve që mbajnë nën mbikëqyrje. Kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet se grabitja mund të jetë kryer nga persona që punojnë ose janë me shërbim brenda bazës ushtarake të Pashalimanit dhe i njeh mjaft mirë lëvizjet e rojeve. Sipas informacioneve jozyrtare, vlera e armëve e municionit të vjedhur arrin deri në 8 mijë euro.

HETIMI

Baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë ndodhet nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Për këtë arsye mësohet se përfaqësues të kësaj Ministrie kanë qenë të pranishëm në bazën ushtarake që prej orëve të vona të së enjtes, për të hetuar ngjarjen.

Nga ana tjetër, ata kanë kryer edhe një kontroll të imtësishëm në bazën ushtarake. Ndërkohë, nga Policia Ushtarake janë shoqëruar pesë persona, punonjës të bazës ushtarake të Pashalimanit, mes tyre civilë e ushtarakë, të cilët janë marrë në pyetje për grabitjen e ndodhur.

Bëhet fjalë për një ngjarje të paprecedent, për grabitje brenda një baze ushtarake, ndaj edhe informacioni për këtë ngjarje ka qenë shumë i rezervuar. Duke qenë se është objekti nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, hetimet do të kryhen nga Policia Ushtarake, Ministria dhe Prokuroria e Vlorës.

Megjithatë, nuk është përjashtuar nga hetimet as Policia e Shtetit. Në zonën ku ndodhi ngjarja ka vijuar për orë të tëra një kontroll i imtësishëm, pasi dyshohet se armët e grabitura mund të jenë fshehur diku afër bazës ushtarake, në Pashaliman.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "2018 VITI MË I MIRË PËR..."/ Turizmi në Shqipëri, po ikin nordikët e polakët, vijnë gjermanët
Previous article "KEMI ZBATUAR MARRËVESHJEN"/ Mustafa: Pse nuk pendohem që zgjodhëm Thaçin president

F.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT