Sarah Goolden, e cila është një modele mjaft e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka tronditur të gjithë me rrëfimin që ka bërë në një intervistë.
Ajo ka thënë se me të ka abuzuar djali i ish-ministrit afgane të Mbrojtjes.
Modelja 29-vjeçare ka thënë se ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite të Hamed Wardak në Majemi.
Sipas asaj që thotë modelja, ai fillimisht e ngacmoi dhe më pas e detyroi që ta bënte me të me dhunë.
Goolden ka ngritur padi në gjykatë. Ajo ka treguar se pas aktit ai i kishte thënë:
Je veç një modele bionde, kush mendon se do të të besojë?”
Hamed Wardak është djali i ish-ministrit afgan të Mbrojtjes, Abdul Rahim Wardak.
Djali ish-ministrit është shkolluar në Amerikë dhe prej disa vitesh jeton aty.