Pas 20 vitesh largohet nga Zëri i Amerikës, Laura Kondi. Në përfundim të edicionit të lajmeve ajo ka njoftuar se ky është emisioni i saj i fundit . Ajo tha se gjatë këtyre viteve ka qenë e rëndësishme ruajtja e integritetit dhe bërja e një gazetarie të paanshme.
E emocionuar dhe si rrallë herë me zë të dridhur ajo falënderoi edhe audiencën besnike e cila e ndjej prej 20 vitesh për mbështetjen e cila ka shkuar tek ajo në forma të ndryshme.
“Sot desha të ndaj me ju një lajm personal. Ky është emisioni im i fundit pasi kam vendosur të largohen nga Zëri i Amerikës. Kam pasur rastin dhe nderin të intervistoj një numër të madh analistësh, qytetarësh, politikanësh dhe si të mbuloj ngjarje historike. Për mua ka qenë e rëndësishme ruajtje e integritetit dhe pasqyrimi i ngjarjeve me vërtetësi. Ju falenderoj ju që më keni ndjekur. Keni qenë një audiencë e mrekullueshme që më ka mbështetur. Ju tashmë keni zënë një vend të veçantë në jetë time. Faleminderit” tha Laura Kondi.
Në fund të edicionit të lajmeve, VOA kishte përgatitur edhe një album nga intervistat e saj ndër vite.
Gazetarja Laura Konda largohet nga Zëri i Amerikës
Gazetarja Laura Konda largohet nga Zëri i AmerikësOriginally published at – https://www.zeriamerikes.com/a/laura-konda-voa-z%c3%abri-i-amerik%c3%abs/5010523.html
Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Montag, 22. Juli 2019