• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI ME ZGJIDHJET NË PD/ Gazetarja e Fiks Fare voton pa kartë anëtarësie
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI ME ZGJIDHJET NË PD/ Gazetarja e Fiks Fare voton pa kartë anëtarësie

14 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021.

Fiks fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së.

Gazetaret e Fiks fare u prezantuan ne qendrën e votimit në Vorë vetëm me kartën e identitetit. Pasi anëtarët e komisionit verifikuan që gazetarja e Fiks Fare nuk rezultonte fare në listën e votuesve të asaj zone, dhe pasi merr konfirmimin se gazetarja nuk kishte qene asnjëherë anëtare e Partisë demokratike, e lejuan te votonte, edhe pse ishin te bindur qe po manipulonin procesin zgjedhor.

Sipas statutit të PD-së kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia. Gjë të cilën Fiks Fare e demostroi me pamje se komisionerët e qendrës së Votimit në Vorë nuk e zbatuan këtë rregull.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit. Në Fiks Fare u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetarja nuk ishte anëtare e PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi dhe as emrin në listën zgjedhore votoi fare lehtë vetëm me ID.

Qendra e votimit të PD-së,Vorë

Fiksi: Si kaluat?Komisioneri: Mirë. Kartën e anëtarësisë?

Fiksi: Jo nuk kam kam kartë anëtarësie.

Komisioneri 1: Nuk ke kartë ëëë?

Fiksi: Jo, kam ardhur nga jashtë.

Komisioneri 1: Banore ku je?

Fiksi: Në Marikaj.

Komisioneri 1: Marikaj ëëëë? Jeton jashtë?

Fiksi: Po jetoj jashtë, po deshe të jap edhe dokument .

Komisioneri 1: Jo më ska nevojë për dokument, probemi qëndon….

Fiksi: Ku?

Komisioneri 1: Kush ka emrin në listë ose kush ka kartën e anëtarësimit dhe nuk ka emrin mund të votojë.

Fiksi: hë mor burrë se sa me votu jemi që të gjithë, ky është qëllimi i përbashkët.

Komisioneri 1: Po mo po

Fiksi: A do të regjistrosh ndonjë dokument italian?

Komisioneri 1: Po jo mo jo nuk duhet.

Fiksi: Unë kam votuar edhe vjet dhe nuk kam qenë anëtare.

Vezhguesja: Vjet, për çfare ke votuar?

Fiksi: Për kandidatët, edhe vjet kam votuar pa qenë anëtare.

Komisioneri 1: Ma thuaj pak emrin e babait

Fiksi: …….

Komisioneri 1: Dëgjo, ne nuk kemi si qëllim do me thënë, që mos të lejojmë njerëzit që të votojnë por problemi qëndron se ….

Fiksi: Është gjynaf me na heq ne mundësinë të votojmë si demokrat dhe nuk kemi kartë anëtarësimi.

Komisioneri 1: Firmos pak këtu.

Komisioneri 2: Ti kartën duhet ta bësh.

Fiksi: Kam shkuar me e kërku dhe më kan thënë është mbyll.

Komisioneri 2: Te kush?

Fiksi: Këtu kam ardhur dhe më kanë thënë që janë mbyllur.

Komisioneri 1: Ne nuk e kemi qëllim fare me mos me i lënë njerëzit të votojnë, problemi qëndron se bëhet një rast dhe thojnë që proçesi u manipulua. A kupto?

Fiksi: Nuk është se duhet një teori e madhe këtu. Ishalla fitojmë. Brenda për brenda partisë e kemi po ….

Faleminderit kalofshi mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË Q*FSHA MAMANË"/ Arnautoviç ofendoi futbollistin e Maqedonisë, reagon FFM. Kërkon që UEFA të…
Previous article SFIDA NDAJ FRANCËS PËR "EURO 2020"/ Sulmuesi Werner: Gati për Europianin? Mezi po e pres të nisë...

F.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT