• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI ME VIDEOT NË “TIK TOK”/ KLGJ vendos sot për fatin e gjyqtares Enkeleda Kapedani
Home
Breaking News

SKANDALI ME VIDEOT NË “TIK TOK”/ KLGJ vendos sot për fatin e gjyqtares Enkeleda Kapedani

2 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

KLGJ do të vendos sot për fatin e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok. Për ILD, nga faktet dhe analiza ligjore provohet shkelja disiplinore nga ana e Kapedanit, e cila ka shkelur Kodin e Etikës Gjyqësore duke kryer sjellje të pahijshme dhe shkelur parimin e integritetit.

Kërkesa për shkarkimin e saj vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja Kapedanit kishte publikuar në rrjetin social ‘TikTok’ si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera. Fakti që Elbasani prej shumë kohësh është cilësuar si qyteti i bandave dhe se ndodhet nën sundimin e krimit, nuk duket shqetësuese për kryetaren e gjykatës, pasi në vend të hetonte kriminelët, gjyqtarja filmonte veten e saj nën ritmet e këngëve ‘jam mafia’ apo ‘kallash kallash’.

Vetë Kapedani, në një prononcim për Report Tv deklaron se videot janë sulm ndaj saj për t’i prishur imazhin. Ndërsa thekson se nuk ndihet krenare për videot e publikuara ajo kërkon ndjesë ndaj çdokujt që është ndjerë keq. Për rastin reagoi ashpër edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se këto janë shfaqe të pakomentueshme dhe se i ka kërkuar KLGJ që në 2019 verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Gjonaj kërkoi edhe hetim të thelluar të pasurisë së Enkeleda Kapedanit

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI 2 QERSHOR/ 'Ndihma e dikujt do t’iu ndihmojë të përmirësoni...', yjet për sot
Previous article VRANËSIRA DHE KTHJELLIME/ Mot i paqëndrueshëm, parashkimi për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

KAPRIÇOT E MOTIT/ Gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT