• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI ME PRONAT/ Zbulohet telefonata, drejtoresha e Bujqësisë porosi nuses së djalit: “Zhduk…”
Home
Breaking News

SKANDALI ME PRONAT/ Zbulohet telefonata, drejtoresha e Bujqësisë porosi nuses së djalit: “Zhduk…”

20 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjelina Baca, 58 vjeçe, e cila mbante detyrën e drejtoreshës së Bujqësisë në Bashkinë e Lezhës, dyshohet të jetë krahu i djathtë i kreut të Bashkisë, Fran Frrokajt. Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” edhe për 58-vjeçaren Baca, megjithatë Gjykata vendosi që ajo të hetohej në “arrest shtëpie”.

Burimet mediatike bëjnë me dije se  Gjelina Baca gjatë viteve të fundit ka punuar pa ndërprerje përkrah Fran Frrokut. Madje, edhe gjatë kohës kur Frrokaj drejtonte Komunën Shënkoll për 3 mandate radhazi, ajo ka qenë punonjëse në atë Komunë.

Edhe pse ka vetëm arsimin e mesëm, Gjelina Baca kishte detyrë të rëndësishme në Bashkinë e Lezhës, si drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë. Burimet thanë se në momentin kur ka mësuar se do të shoqërohej në Polici, ajo ka tentuar të “zhdukë” dy dosje pronash.

Baca i ka telefonuar nuses së djalit, duke i thënë që të fshihte dosjet që kishte në shtëpi, të cilat në fakt u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, para se të “zhdukeshin”. Përveç Gjelina Bacës, Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” edhe për Juxhina Memën, 25 vjeçe, ish – specialiste në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë, Marte Gjergji, 50 vjeçe, me detyrë topografe, Frrok Frroku, 75 vjeç, babai i biznesmenit në kërkim, me banim në Bashkinë Mamurras, i cili ka përfituar tokë në mënyrë të paligjshme, si dhe Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, i cili dyshohet se ka falsifikuar aktet.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e 11 shtetasve, me detyra në ZVRPP, në ish-Komunën Shëngjin apo përfitues tokash në mënyrë të paligjshme. Hetimet lidhur me këtë dosje kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burime policore dhe ankime të qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Nuk po më pritet që të të takojë së shpejti”/ Vildanes i mungon... (FOTO)
Previous article EPO KJO NUK PRITEJ/ Ndahet dhe Danjeli me Fotininë...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT