• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI ME PAGAT/ Shqiptari në Itali: Zbulova se punoj në Tiranë me 30 mijë lekë
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI ME PAGAT/ Shqiptari në Itali: Zbulova se punoj në Tiranë me 30 mijë lekë

29 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Çudirat pas publikimit të listës së pagave të 360 mijë shqiptarëve duket se nuk do të sosen edhe për ca kohë. Njerëz që punojnë jashtë vendit kanë zbuluar se “punokan” edhe në Shqipëri, madje njëri prej tyre shofer në një kompani private në Tiranë. A.M., 24 vjeç, nga periferia e Durrësit, bëri të ditur shqetësimin e tij.

Ai ndodhet në Itali prej korrikut ndërkohë që më parë punonte mekanik ku t’i dilte punë. Pas publikimit të listës së pagave disa ditë më parë, A.M. ishte telefonuar nga i vëllai i tij, i cili i kishte treguar se deri në prill të këtij viti rezultonte se punonte si shofer në një kompani private me rrogën minimale prej 30 mijë lekësh.

“E dija që ka një dokument që tregon të gjitha të dhënat, përfshi edhe pagën por nuk isha bërë kurioz duke qenë se e dija se emri im nuk do të ishte aty; familjarëve ua dija rrogën, kështu që nuk më interesonte. Por vëllai më dërgoi një video ku dilte emri im dhe puna që unë (nuk) bëja”, tregon A.M.

Vëllai i A.M. kishte kërkuar emrat e gjithë pjesës tjetër të familjes dhe A.M kishte “rezultuar” punëtor në një kompani private, të cilën e kishte në pronësi një kushëriri i tyre, me të cilin kanë marrëdhënie të mira. Bashkë me emrin e A.M. ishin dhe emrat e 4 fëmijëve të kushëririt pronar, edhe i madhi që ndodhet jashtë vendit për studime.

Skandali me pagat/ Shqiptari në Itali: Zbulova se punoj në Tiranë

“Ky kushëriri më ka marrë një CV para një viti me idenë se do të shohë për një punë për mua. Kartën e identitetit mund ta ketë marrë në çdo moment sepse rrija shpesh me të”, tregon A.M., i cili shpreh habinë se si ai mund të jetë regjistruar si punonjës në një kompani, ku i paguhen siguracione dhe se si tërhiqen paratë e “tij” në bankë…

Ndërkaq, të rinj të tjerë, të cilët nuk janë prekur direkt nga skandali i publikimit të rrogave, duket se janë indiferentë.

“Jam në rregull për aq kohë sa çdo pjesëtar i familjes time nuk preket. Më vjen mirë që dolën rrogat ‘skandal’ që të gjithë të kuptojmë dhe një herë se si funksionon në vendin tonë”, thotë një i ri në gjimnazin “Qemal Stafa”.

Arditi, një tjetër i ri po në këtë shkollë, thotë se kjo ishte për të një mënyrë për të hapur sytë të gjithë, gjithashtu dhe për të kuptuar se si funksionon pjesa e rrogës bashkë me gjithë “kleçkat” e saj.

“Nuk më intereson në fakt pasi unë nuk punoj por gjithsesi e kam hapur për të parë rrogat e personave që njoh dhe sidomos të atyre që ‘ankohen’ për paratë”, tregon një tjetër gjimnaziste në rrugën e Durrësit.

Disa të rinj të tjerë të moshës 20-23 vjeçare thanë se publikimi i pagave ishte një mënyrë për të shuar kuriozitetin “alla shqiptar”, asgjë më shumë.

“Pagat e askujt nuk më bëjnë përshtypje sepse e di se çfarë nuk mund të presësh, por gjithsesi kam kaluar disa orë të mira duke parë pagat e të afërmve, thjesht për kuriozitet”, tregon Anisa, 22-vjeç. (Gazeta Si)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ OBSH: "Omicron" dhe "Delta" mund të shkaktojnë "cunami" infektimesh
Previous article TENSION NË SHKUP: E djathta nacionaliste kërkon heqjen e emrave të rrugëve “Ismail Kadare” e “Ernest Koliqi”, voton dhe një shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë Aktualitet

EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë

DITË DIMRI/ Reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës Aktualitet

DITË DIMRI/ Reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës

U ARRESTUA NGA RENEA ME URDHËR TË SPAK/ Kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’ Aktualitet

U ARRESTUA NGA RENEA ME URDHËR TË SPAK/ Kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT