• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI ME KONTROLLET/ Pas “shqetësimit” të ish-ministrit për vajin, reagon AKU: Shiko ç’bëhej në kohën tënde
Home
Shqipëri

SKANDALI ME KONTROLLET/ Pas “shqetësimit” të ish-ministrit për vajin, reagon AKU: Shiko ç’bëhej në kohën tënde

25 August, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Burime për Lexo.al bëjnë me dije se AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore, kryesisht në produktet e mishi dhe nënproduktet e tij, bylmetra, lëngje e pije, drithëra etj.  – në funksion të verifikimeve për zbatimin e standarteve higjeno-sanitare dhe tekniko-teknologjike, monitorimit të elementëve të cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore (afati përdorimit të tyre, skadencave, praktikave falsifikuese dhe mashtruese) përmes edhe ekzaminimit laboratorik, ka patur në vëmëndje edhe kontrollin lidhur me vajin e ullirit.

AKU në reagimin e saj ndaj Panaritit ka publikuat dokumente ku sipas institucionit në kohën e Panaritit ishte gjithçka fiktive.

Kështu pas verifikimeve dhe ekzaminimeve laboratorike të produktit të emërtuar ‘vaj ulliri’  Qeparo, të nxjerrë në treg nga shoqëria Skerdilajd Drabo me nr Nipt L41722505L me adressë Sukth Durrës, rezultoi se karakteristikat e tij nuk përputhen me vajin e ullirit  siç është emërtuar në etiketë, pra është i manipuluar në këtë drejtim.

Mbi bazë të kësaj gjetje dhe verifikimeve të mëtejshme në subjekt u konstatuan shkelje ligjore : etiketim i parregullt, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mos zbatim me rigorozitet të planit HACCP, për rrjedhojë ndaj subjektit u mor masa administrative në total 620.000 (gjashtëqind e njëzet mijë) lekë, si dhe bllokim i sasisë 100 litra vaj që u gjen në subject.

Theksojmë se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregëtimit apo shërbimit të cilat ky subjekt i ka furnizuar me këtë produkt të falsifikuar.

Gjithashtu reuzlton se ky subject ka qenë edhe më herët objekt kontrolli i AKU!

Kështu ndërsa në të gjitha kontrollet e para tetorit 2017 subjekti ka rezultuar në rregull, madje edhe ekzaminimet laboratorike të vajit të “ullirit” Qeparo të prodhuar prej tij kanë dal konforme, nga kontrolli i dates 25 tetor 2017 subjekti ështe konstatuar me problematika serioze:

–          Nuk kishte liçencë për ushtrimin e veprimtarisë së tij përpunuese.

–          Ekzaminimet laboratorike kanë konfirmuar se karakteristikat e tij nuk përputhen me vajin e ullirit siç është emërtuar në etiketë, pra ishte i përzierë me lëndë të huaja të ndryshe nga vaji i ullirit, duke mashtruar në këtë mënyrë konsumatorin.

–          Etiketat ishin të miratuara nga AKU fiktivisht në kundërshtim me ligjin

për rrjedhojë ndaj subjektit janë marrë masa administrative “Gjobë” prej 800 000 lekë si dhe ishte bërë ndalimi i menjëhershëm i ushtrimit të aktivitetit.

Ky aksion i AKU është përcjellë në ate kohë edhe nga media http://www.newsbomb.al/skandal-ne-durres-aku-mbyll-stallen-ne-te-cilen-falsifikoheshin-produkte-ushqimore-97176

Gjithashtu lidhur me këtë fakt rasti është kallëzuar edhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, shkak për të cilin ka nisur procedimi penal nr 2019 datë 30.10.2017.

Ndërsa përmes vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës  nr 170 datë 15.3.2018, administratori i subjektit i pandehuri Fatmir Drabo është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 288/a i Kodit Penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”  dhe është dënuar penalisht me gjobë.

Subjekti pasi ka kryer investime për përmiresim kushtesh e masa të tjera, ka bërë kërkesë në AKU për liçencim dhe miratim etiketash të cilat i janë miratuar në fundin e  muajit Mars të vitit 2018.

Sikurse shihet ky subjekt dhe produkti vaji i ‘ullirit’ të prodhuar prej tij në kohën kur është kontrolluar nga administrate e mëparshme, me standarde parazite  dhe inspektime fiktive, rezulton se abuzuesi  është konfirmuar në rregull edhe pse pa liçencë për përpunimin vajit të ullirit, ndërkohe që mbas dates 25 tetor ky aktivitet eshte gjobitur me 8 milione leke, i eshte bllokuar njehere aktiviteti dhe eshte denuar penalisht per Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” .

AKU vijon kontrollet, ekzaminimet dhe shqyrtimin e të dhënave që disponojmë për të ndaluar çdo abuzues e flasifikues të ushqimeve, duke mashtruar në mënyrë tepër të rëndë konsumatorin shqiptar

Rasti në fjalë vijon në investigim e shqyrtim  për masa të tjera.

Pra po të shohim dokumentet në kohën e Panaritit Ministër nga viti 2014-2017 gjithçka ka qenë brenda standarteve, ku ne fakt sipas dokuemnteve rezulton se nuk ka patur kontroll. Tani që AKU ka marrë masa, ish ministri shprehet i shqetësuar./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ I plotësohet DËSHIRA MESSIT, ja kush po LARGOHET nga “Camp Nou”
Previous article ANALIZA/ Paratë mbi gjithçka: La Liga po tradhton skuadrat, lojtarët dhe tifozët

g.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT