Ish-kandidatja për deputete e LSI-së, Elona Guri ka reaguar për superskandalin e publikuar sot nga News24 për rryshfetet që marrin doganierët në Durrës.
Në një postim në Facebook, Guri shkruan se kryeministri Rama është koka e korrupsionit në Shqipëri. Sipas saj, këto denoncime të bëra nga News24, ishin arsyeja se pse kryeministri Rama prishi “Prestige Resort”.
Elona Guri thotë se doganierët në Durrës janë kthyer në gjobaxhinj të rëndomtë.
Postimi i Elona Gurit:
Edi Rama është koka e korrupsionit në Shqipëri.
Arsyeja e vërtetë e prishjes së restorit turistik “Prestige”, janë pikërisht këto denoncime me zë dhe figurë të korrupsionit të qeverisë nga grupi mediatik.
Shikoni se si doganierët në Durrës janë kthyer në gjobaxhinj të rëndomtë dhe korrupsioni ka kapur çdo qelizë të Doganave, duke ndjekur shembullin e shefit të tyre, vetë kryeministrit Rama.
Kjo qeveri duhet hequr nga rrënjët!



