• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Skandali i LSI me rrugët, Tiranë-Elbasan deri më tani 335 milion euro kosto
Home
Shqipëri

Skandali i LSI me rrugët, Tiranë-Elbasan deri më tani 335 milion euro kosto

21 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas 4 vitesh në pushtet me Partinë Demokratike, oreksi i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte zgjeruar ndjeshëm. Në vitin 2013, Ilir Meta piketoi jo rastësisht Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës për të futur nën kontroll kontratat e punëve publike në fushën e transportit.

Një prej thagmave të kësaj force politike në fushën e transportit është padyshim afera e rrugës Tiranë-Elbasan për të cilën tashmë janë kallëzuar në organin e akuzës ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhiko; Aksel Qurduka, ish Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë–Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë, për periudhën Korrik 2015 deri Tetor 2016 dhe Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë – Elbasan, për periudhën nga muaji Nëntor 2016 e në vijim.

Raporti i auditit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 53,983,340 USD. Përveç kësaj është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,117,926 USD nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi.

Ajo që duhet të dinë shqiptarët është se sa janë shpenzuar deri më tani për ndërtimin e kësaj rruge e cila ende nuk po përfundon dot. 222,700,00 USD janë financuar fillimisht nga një kredi e Bankës Islamike për Zhvillim. Më pas, është miratuar edhe një financim shtesë po nga Banka Islamike për Zhvillim në shumën 35,174,256 USD.

Kjo e çon shumën totale të financimit me kredi nga Banka Islamike për Zhvillim në vlerën 257,874,256 USD. 50,000,000 USD janë financuar në kuadër të marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi. Ndërkaq, me një hua nga Fondi i OPEK-ut është financuar edhe një shumë tjetër prej 20,400,000 USD.

Bazuar mbi këto kredi, shuma totale e financimit me fonde të huaja të kësaj rruge është aktualisht 328,274,256 USD. Për këtë projekt është përdorur edhe financim i qeverisëshqiptare për shpronësime në fazen e parë nëvleren 4.1 milion USD dhe për studimin e fizibilitetit në vlerën 2.9 milion USD, në total 7,000,000 USD, si dhe pagesat e TVSH-së. Pa llogaritur pagesat e TVSH-së, kostoja e Tiranë-Elbasan sot shkon në mbi 335 milion euro. Rruga ende nuk ka përfunduar dhe nuk dihet se sa para do të kërkojë sërish.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmi i qëllimshëm në Melbourne/ Makina goditi turmën, 2 të arrestuar (FOTO)
Previous article Vdes aktorja e njohur nga filmat e animuar “Scooby-Doo”

Redaktor2

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT