Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore ditën e djeshme ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë të kësja partie në zgjedhjet e 25 prillit.
Mes emrave kishte biznesmenë, studentë, stilistë dhe emigrantë, ndërkohë që në listë ishte përfshirë edhe emri i Perika Xhulit.
Aktivisti Astrit Seranaj me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se Perika Xhuli ka ndërruar jetë 4 muaj më parë, në 27 tetor 2020.
“TRAGJIKOMEDI!
Perika XHULI kandidate për deputete në listën e Kujtim Gjuzit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Perika XHULI ka ndërruar jetë në 27 tetor 2020.
Një pensioniste e cila kishte punuar në arsim dhe që vinte pothuaj çdo natë në sheshin e Teatrit.
Ishte mbështetëse e kauzës dhe një qytetare e nderuar.
I dedikuam një shkrim ku i shprehëm familjes dhe të afërme dhe miqëve të saj ngushëllimet tona të sinqerta.Ishte një humbje e madhe edhe për ne dhe kauzën e Teatrit..
Kujtim Gjuzi, o i paftyrë, o idiot, o maskara..
Yyyyt
Jashtëqitje kombëtare.
Çfarë të thuash..tmerr”, shkruan Seranaj.
Nuk dihet se për çfarë arsye e ka futur Gjuzi emrin e mësueses së ndjerë në atë listë, ndërkohë që ditën e sotme ai e ka zëvendësuar emrin e Perika Xhulit me një stiliste, Adivije Vranicin.
Postimi i djeshëm i Kujtim Gjuzit: