Një ngjarje jo e zakonshme për fenë Islame vjen nga Kosova, ku imami i një xhamie në Podujevë po përballet me akuzat se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Sipas mediave lokale, një familje nga fshati Sibovc të Podujevës ka denoncuar imamin Beqir Nuredini për abuzim seksual me vajzën e tyre.
Familja pretendon se kur vajza e tyre V.I., asokohe 16 vjeçe, por merrte mësime rreth Islamit tek imami Nuredini, ky i fundit e ka përdhunuar.
Nëna e vajzës shprehet:
Hoxha ia prishi “çikninë” – nderin vajzës time që tani është gati 19-vjeçe.”
Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka marrë në pyetje vajzë, familjen dhe imamin.
Ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë duke u shprehur se e gjitha kjo përbaltje po i bëhet për shkak të punës së jashtëzakonshme që ka bërë në xhami.
Sakaq, Bashkësia Islame paralajmëron se së shpejti do të marrë një vendim rreth imamit Nuredini.


