Në kulmin e luftës me Rusinë, Ukraina është përfshirë në skandale korrupsioni. Zv.ministri i Zhvillimit u arrestua me akuzën e një abuzimi prej 400 mijë dollarësh me tenderat për blerjen e makinerive.
Edhe në Ministrinë e Mbrojtjes është denoncuar si abuziv tenderi për furnizimin e forcave të luftimit me ushqime. Presidenti Zelensky ka paralajmëruar masa të forta brenda javës për këto skandale.
Në qendër të akuzave është Ministria e Mbrojtjes, e cila sipas raportimeve mediatike, po paguan dyfishin e çmimeve për kompaninë e përzgjedhur për furnizimin e forcave të ushtrisë në frontin e luftës.


