• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I PUBLIKIMIT TË PAGAVE/ Prokuroria jep pretencën: Shërbim prove për 4 të akuzuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI I PUBLIKIMIT TË PAGAVE/ Prokuroria jep pretencën: Shërbim prove për 4 të akuzuarit

6 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Katër të akuzuarit lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve duket se do të dënohen me vetëm shërbim prove. Të paktën kjo është pretenca që ka dhënë prokurori Bledar Valikaj.

Nga 24 muaj burg dhe shndërrim të dënimit në shërbim prove për një periudhe nga 32 muaj deri ne 4 vjet. Kjo ishte kërkesa e prokurorisë për Eni Qirjakon, Andi Agarajn, Klodian Sotën dhe Endri Ikonomit. të  akuzuar si autorë të publikimin në rrjetet sociale të listës së pagave të muajit janar të vitit 2021 të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private.

Më konkretisht për Eni Qirjakon, specialiste IT e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), është kërkuar dënim me 2 vite, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 16 muaj, dënim i cili të konvertohet në shërbim prove 32 muaj.

Për Andi Agaraj, specialist IT te AKSHI, është kërkuar dënim me 2 vite për dy akuza ‘shpërdorim detyre’ dhe korrupsion, pra 4 vite gjithsej, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 36 muaj burg dhe pezullimin e tij ne 4 vjet shërbim prove.

Klodian Sota, punonjës menaxher pranë kompanisë “Smart Collection” dhe Endri Ikonomi, që punonte si drejtor i Përgjithshëm në kompaninë “Credit 2 ALL” është kërkuar nga 24 muaj burg dhe pezullim ne 32 muaj shërbim prove. Në datën16 mars pritet që gjykata të shpallë vendimin për katër të akuzuarit .

Sipas akuzës. Këto të dhëna u shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media. Eni Qirjako dhe Andi Agaraj akuzohen se i shitën të dhënat e qytetarëve tek dy personat e tjerë, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Mësohet se Sota është përmbarues privat, ndërsa Ikonomi punon në një institucion financiar. Fillimisht, specialistja e AKSHI-t, Eni Qirjako, ka pasur qasje në këto të dhëna dhe më pas ia dërgonte mikut të saj, Andi Agaraj, përmes kanalit ËeTransfer. Qirjako dhe Agaraj akuzohen për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, ndërsa Agaraj në 6 raste ka shitur të dhënat në shuma që varionin nga 20 deri në 30 mijë lekë secila. E fundit është tabela me listëpagesat e muajit shtator të viti 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA/ Greqia ‘gjunjëzohet’ përpara protestave të dhunshme, qytetarët refuzojnë ndjesën e Mitsotakis
Previous article AKUZOHET PËR VJEDHJE DHE DREJTIM MJETI PA LEJE/ 6 muaj burg për të riun në Dibër

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT