Anonymous ka postuar një video, ku ka zbuluar marrëdhëniet e personaliteteve të njohura me rrjetin e trafikimit të fëmijëve , ngaJeffrey Epstein.
Këta emra përfshinin Ivanka dhe Donald Trump, Naomi Campbell, Chris Evans, Mick Jagger, Will Smith, e shumë të tjerë.
Lista me qindra emra u ngarkua përmes një skedari në faqen e Anonymous, nën emrin “Libri i zi i Jeffrey Epstein”.
Në libër u ekspozuan të gjithë njerëzit që morën pjesë në festat e organizuara nga Jeffrey Epstein, aty ku thuhej se ai “rekrutonte fëmijët”.
Rasti i Jeffrey Epstein mori shumë vëmendje, sa që Netflix publikoi një dokumentar në lidhje me të.
Pasi u zbulua se ishte fajtor, biznesmeni thuhet se ka kryer vetëvrasje në mënyrë që të mos lejonte të zbuloheshin informacione për të tjerët
Anonymous kërcënoi drejtpërdrejtë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, emri i të cilit gjithashtu u shfaq në listën e lartpërmendur.
Megjithatë, nuk dihet sa të vërteta janë pretendimet për përfshirjen e tyre në abuzimet seksuale me minorenët dhe festat orgji të Epstein.


