• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I PAGAVE/ Dyshohet se të dhënat u përdorën në një skemë manipulimi me kreditë, mund të jenë shitur në…
Home
Breaking News

SKANDALI I PAGAVE/ Dyshohet se të dhënat u përdorën në një skemë manipulimi me kreditë, mund të jenë shitur në…

7 January, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të arrestuarit nga policia për skandalin e pagërrjedhjes: Endri Ikonomi, Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota

Databaza me të dhënat personale dhe pagat e mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë, mund të jenë përdorur për ngritjen e një skeme manipulimi dhe mashtrimi me kreditë.

Kjo është një prej pistave që po heton Prokuroria e Tiranës, ku ndër të tjera, dyshohet se të dhënat janë shitur në treg të zi.

Sipas News24, dy personat e dyshuar si të përfshirë në këtë skemë janë Klodian Sota pronar i një zyre mbledhjeje kredish dhe Endri Ikonomi si bashkëpronar i një institucioni mikrokredish.

Dyshohet se ata e kanë qarkulluar listën e pagave mes njëri-tjetrit. Sota dyshohet se e ka shfrytëzuar për të identifikuar emrat me kredi problematike në bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera financiare dhe nivelet e tyre të pagave.

Ka dyshime se pasi identifikoheshin kredimarrësit problematikë në këto lista, Klodian Sota i adresonte te institucioni i mikrokredisë së Endri Ikonomit për t’i zgjidhur problemin, por Ikonomi, sipas dyshimeve edhe të prokurorisë u ofronte një kredi të re shpesh me kushte të njëjta për të shlyer kredinë e vjetër.

Nga informacionet e deritanishme, nuk ka ende një shifër zyrtare se sa janë qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme manipulimi.  Deri më tani, prokuroria thotë se ka zbardhur skemën se si këto të dhëna kanë dalë në publik.

Sipas prokurorisë, punonjësja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Eni Qirjako ja ka kaluar kolegut Andi Agaraj, të dy të arrestuar me urdhër të organit të akuzës. Agaraj më pas këto të dhëna dyshohet se ja ka shitur për 20 mijë deri në 30 mijë lek përmbaruesit Klodian Sota, ndërsa Sota më pas ja ka shitur po me këtë vlerë shtetasit Endri Ikonomi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BERATI NDJEHET REHAT..."/ Detyrë e re për Gjimshitin, tek Atalanta bën edhe… kameramanin (FOTO)
Previous article DIKUR NË VARFËRI, SOT NË LUKS/ Rrëfehet Georgina Rodriguez: Ronaldo më ndryshoi jetën (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT