Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka dëshmuar këtë të hënë para një komisioni hetimor parlamentar në Varshavë, të Polonisë.Marrja në pyetje e Kreut të Këshillit të Europës, Donald Tusk në Poloni është bërë në kuadër të hetimeve parlamentare rreth një skeme piramidale që kishte rezultuar me mashtrimin e qindra polakëve, të cilët kishin kursime, gjatëkohës kur ai ishte kryeministër i vendit, raporton Washington Post.
Mësohet se Tusk i është drejtuar partisë konservatore në pushtet duke thënë se kjo e fundit se po e përdor marrjen e tij në pyetje, vetëm për qëllime politike.
“Ju keni nevojë për këtë komision, ju duhet ky spektakël për t’i vazhduar… shpifjet tuaja, po në emër të familjes time”, ka thënëTusk.
Mashtrimi financiar në Poloni u zbulua në vitin 2012 kur zoti Tusk mbante postin e kryeministrit.
Mësohet se në daljen e tij para grupit të Komisionit hetimor, Tusk është betuar se nga ana e tij do bëj çdo përpjekje, për të identifikuar personat përgjegjës të përfshirë në këtë skemë mashtrimi .
Ndërkohë, marrë në pyetje me dhjetëra zyrtarë shtetëror në përpjekje për ta adresuar përgjegjësinë e tij në këtë skemë.
Bëhet e ditur se prokurorët e çështjes janë deklaruar, se rreth 19 mijë investitorë humbën mbi 225 milion dollarë në atë që doli se ishte një skemë e mashtrimit financiar piramidal.
Sipas mediave, nga hetimet e kryera në lidhje me çështjen rezulton se skema e mashtrimit i përkiste institucionit financiar “Amber Gold”, dhe se autoritetet nuk morën masat e nevojshme, megjithë sinjalet paralajmëruese. Djali i Kreut të KE-së, Tusk, Mihal është një ndër personat për të cilën ekzistojnë dyshimet se kishte marrëdhënie me firmën “Amber Gold”.
Ndërkohë, sipas kritikëve se partia në pushtet po i përdor hetimet si një përpjekje për të diskredituar figurën e zotit Tusk, i cili i përket opozitës polake dhe është President i Këshillit të Evropës që nga viti 2014.


