• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I HIDROKARBUREVE/ Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për dëmin 1.5 mln dollarë, gjykata refuzon
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI I HIDROKARBUREVE/ Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për dëmin 1.5 mln dollarë, gjykata refuzon

19 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet për Klodian Gradecin, ish-drejtori i hidrokarbureve pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe një vartës të tij të dyshuar për shpërdorim detyre, me pretendimin se pas denoncimit të drejtorit të përgjithshëm të Albpetrol, nuk gjeti të dhëna për dëmin e shkaktuar prej 1.5 milionë dollarë.

Por mbyllja e çështjes nga prokuroria ndaj dy ish zyrtarëve dhe procedimi për specialistë të tjerë  ka sjellë reagimin e gjykatës e cila sipas shkresave që Top Channel disponon ekskluzivisht ka refuzuar pushimin e akuzave. Gjykata ka kthyer pas dosjen duke urdhëruar prokurorët e Tiranës që të hetojnë njësoj siç vepruan  edhe për të dyshuar të tjerë si shoqëria ‘Phoenix Petroleum” apo nëpunës shteti si shtetasit Naim Kasa, Arben Doda, Simon Marku dhe Denis Durrësi.

Gjykata vlerëson se skandali erdhi nga mos përmbushja e rregullt e detyrës dhe ndaj duhet kryer individualizimi i përgjegjësive të secilit nga zyrtarët e AKBN duke nisur nga veprimet e duke u lidhur me pasojën e sjellë nga faturat e depozituara pranë një banke

Sic përmendet në shkresa falsiteti i faturave me një vlerë totale prej 1.299.000 USD është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane.

Gjykata thotë se nisur nga pretendimi i shtetases Eva Peza, FBI u angazhua në një investigim ku dhe zbuloi detaje.

Hetimi i hapur me bujë solli fletë arreste edhe për ish zyrtarë të lartë si Klodian Gradeci , por pretendimet  se punonjësit e AKBN certifikuan punimet e pakryera duke i pasquruar në fatura si të përmbushura u shuan nga akuza.

Pika më e rëndësishme e vendimarrjes së gjyqtarit paraprak të Tiranës është përplasja me prokurorinë që e ka kthyer në modë copëzimin e dosjeve dhe vecimin e të pandehurve duke i mbyllur historitë e bujshme pa bujë. Ndaj gjykata urdhëron që kjo cështje e vecuar të bashkohet në një të vetme mbasi faktet dhe fabula janë të njëjta./TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Do sulmonin banesën e Erion Alibejt? Ja momenti kur mjeti luksoz lëvizet nga magazina e braktisur në Elbasan
Previous article HISTORITË E DHIMBSHME/ "Një plumb më plagosi nënën dhe i mori jetën tim ati. Motra mbeti shtatzënë me mësuesin..."

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT