• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I GJYQTARES NË KRUJË/ Dalin sot para gjykatës Enkelejda Hoxha, avokati dhe 8 të arrestuarit e tjerë
Home
Breaking News

SKANDALI I GJYQTARES NË KRUJË/ Dalin sot para gjykatës Enkelejda Hoxha, avokati dhe 8 të arrestuarit e tjerë

13 February, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese gjyqtarja, Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua dy ditë më parë në një super operacion të SPAK. Report Tv mëson se seanca do të zhvillohet në GJKKO në orën 10:00 për t’u njohur me masën e sigurisë të arrestuarit, mes tyre edhe avokati Aldo Tabaku, kryesekretarja e gjykatës Emanuela Mallkuçi, mjek të dënuar e familjarë të tyre.

Gjyqtarja u arrestua pasi së bashku me bashkëpunëtorët e saj, me në krye Tabakun, kishin krijuar një skemë të mirëfilltë kriminale, që përfundonte me lirimin e të burgosurve.

Report Tv e ka zbardhur totalisht skemën se si funksiononte ky grup kriminal, i cili niste fillimisht me Tabakun. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Një ditë më parë u publikuan foto, ku gjyqtarja shihet jashtë orarit të punës së bashku me avokatin Aldo Tabaku, në një kohë kur kjo është e ndaluar me ligj. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro.

Në lojë, futej edhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuci e cila ndërhynte te shorti, me qëllim që kjo çështje gjyqësore të përfundonte në duar e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Më pas, eksperti paraqiste në gjykatë akte të ekspertimit psikiatriko – ligjor të rremë. Pra është e njëjta skemë që është përdorur edhe në lirimin e të dënuarve të tjerë nga kjo gjyqtare, mes tyre edhe anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, që nis që nga avokati, shorti i manipuluar dhe raportet shëndetësore të falsifikuara.

Të arrestuarit
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Avokati Aldo Tabaku
Sekretarja Manuela Mallakuçi
Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi
I dënuar Sajmir Petani
Vëllai i të dënuarit Bledar Petani
Altin Skëndaj
Gazmir Nezaj
Gentjan Nezaj
Isuf Tanuzi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Autoriteti shëndetësor francez: Një dozë e vetme vaksinë për ata që janë infektuar më parë
Previous article NUK PËRMBAHET ANA 1 E "PËR´PUTHEN"/ Pas Rinianit, zhvesh edhe Andin në kërcimin erotik (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT