• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Skandali i Facebookut/ Gjermania kërkon rregulla të qarta në rrjetet sociale
Home
Jetë

Skandali i Facebookut/ Gjermania kërkon rregulla të qarta në rrjetet sociale

6 April, 2018 Redaktor2 Jetë

Numri i përdoruesve të Facebookut të keqpërdorur nga Cambridge Analyitica është më i madh se ç’u tha në fillim. Zuckerberg shpreh keqardhje dhe bën autokritikë, por ekspertët janë skeptikë.

Skanadali i të dhënave në Facebook vazhdon të ketë konsekuenca. Ndërsa në fillim u tha se numri i përdoruesve të rrjetit social, të dhënat e të cilëve janë përdorur nga firma kërkimore Cambridge Analytica, tani flitet për 87 milionë anëtarë. Të dhënat e  një shumë përdoruesve u shfrytëzuan në fushatën zgjedhore të SHBA, por edhe përdoruesit gjermanë janë të prekur, gjtihsej  310.000.

Në fakt prej këtyre vetëm 65 përdorues kishin plotësuar fomularin e Cambridge Analytica, me anë të të cilit, kjo kompani u ka vjedhur të dhënat atyre dhe miqve të tyre, dhe miqve të miqve të tyre e kështu me radhë. Ndër të tjera, të dhënat i janë dhënë stafit të fushatës zgjedhore të Donald Trumpit.

Etika viktimë e komercit

Facebooku e dinte qysh në vitin 2015 se Cambridge Analytica vidhte datat e përdoruesve. Por ky fakt vetëm tani depërtoi në publik. “Facebooku është një rrjet intransparent”, tha ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Barley, të enjten në Berlin. “Parimet etike bëhen viktima të interesave komerciale”.

Barley i bën thirrje rrjetit social që të marrë masa në nivel ndërkombëtar dhe bëri të ditur se tashmë po kontrollohet mundësia e rregullimit në nivel europian: “Duhet të caktojmë kërkesa të qarta për operatorët e rrjeteve sociale në nivel europian”, tha ajo. Përveç kësaj, Facebooku duhet t’u zbulojë autoriteteve të BE-së mënyrën e funksionimit të algoritmeve të tij.

Përdorimi i Facebookut ka çmimin e vet

Në një telekonferencë me gazetarët të mërkurën, themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg ishte treguar vetëkritik, duke thënë se Facebooku nuk kishte bërë mjaft për të mbrojtur përdoruesit e tij. “Ky ishte gabimi ynë, ky ishte gabimi im”, pranoi Zuckerberg.

Rrjeti social ndërkohë e ka hequr funksionin e kërkimit të anëtarëve nëpërmjet adresave të emailit ose numrave të telefonit dhe e ka kufizuar aksesin e zhviilluesve të aplikacioneve te të dhënat e përdoruesve. Zuckerberg do të dalë më 11 prill para Kongresit amerikan. Ai theksoi në telekonferencë se e gjen të mirë rregulloren e re europiane për mbrojtjen e të dhënave personale që do të hyjë në fuqi më 25 maj. “Rregullimet janë diçka shumë pozitive”, tha ai.

Specialisti i Facebookut, Hendrik Unger, në një bisedë me Deutsche Wellen, megjithatë nuk beson se Facebooku do të ndryshojë shumë në të ardhmen: “Zuckerbergu duhej të kërkonte falje në emër të aksionerëve të aksioneve të tij”, thotë Unger. “Por Facebooku është një rrjet i hapur, ku ne paguajmë me të dhënat tona, dhe çdo reklamues mund të na adresohet.”

 

Carla Bleiker, DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA PËR KORRUPSION/ 30 vite burg për ish-presidenten koreane jugore
Previous article Kush është Pëllumb Petritaj, PESHKU I MADH I JUGUT, që privatizoi me dokumenta false të gjithë Gadishullin e Karaburunit

Redaktor2

Postime të ngjashme

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT