• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI I DY MILIONË EUROVE NË KOSOVË/ Vetëdorëzohet në polici biznesmeni që iu transferua pagesa
Home
Rajon

SKANDALI I DY MILIONË EUROVE NË KOSOVË/ Vetëdorëzohet në polici biznesmeni që iu transferua pagesa

26 October, 2020 F.autor Rajon

Pronari i kompanisë “LDA Group”, Kadri Shala, në të cilën janë transferuar afro 2.1 milionë euro nga Thesari i Kosovës, është vetëdorëzuar në Polici.

I pyetur nga KOHA Ditore, nëse Shala është vetëdorëzuar, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka bërë të ditur se lidhur me rastin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare që është paraqitur më 9 tetor, sot është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës një person.

“Sot në Polici të Kosovës është dorëzuar një mashkull kosovar i cili është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë, do ti ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë”, thuhet në njoftimin.

Të premten e dytë të tetorit, brenda disa orësh, u zhdukën 2 milionë e 77 mijë euro nga Thesari i Shtetit. Dyshimet e para janë se vjedhja është kryer përmes sistemit elektronik për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin (SMFK). Janë kryer 4 pagesa në emër të tri projekteve rrugore. 2 milionë e 77 mijë euro nga Thesari i Shtetit janë transferuar në xhirollogarinë e kompanisë me emrin “LDA Group”. Transferet janë bërë në emër të tri projekteve: rruga Zhur – Dragash, rruga Prizren-Prevallë dhe Prishtinë- Mitrovicë.

Ndërmarrja e dyshuar kriminale që zhduku 2 milionë e 77 mijë euro, nga të dhënat e siguruara nga KOHA, ka përfunduar në orën 12 :41 minuta, më 9 tetor 2020, në kohën kur zyrtarët e administratës e kanë orën e pushimit të drekës.

Labinot Gruda, zyrtar financiar mbi 11 vite në Departamentin e Thesarit, nga fshati Komoran i Drenasit, është arrestuar të martën e kaluar.

Policia kishte arrestuar një person dhe ishte në kërkim edhe të dy personave tjerë pas kësaj ngjarjeje. Pas skandalit, ishte kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

Shala më herët kishte deklaruar se gjendej jashtë Kosovës, dhe sapo të kthehet do të kontaktonte me organet kompetente.

“Diku rreth orës 3 kam shkuar në bankomat të TEB Bankës në Prizren për t’i tërhequr një shumë të mjeteve për nevojat e mija personale nga llogaria e firmës të cilës jam përfaqësues, LDA Gruop, pasi në llogari kam pasur mjete të mjaftueshme afërsisht 20 000 euro. Në atë moment kam vërejtur se shuma në llogari ishte mbi vlerën të cilën e kam pasur.Nga ai moment kam menduar se kam pranuar mjete nga kompanitë me të cilat kam punuar por nga përmbaruesit të cilët i kam angazhuar për kompanitë të cilat më kanë obligime”, pati deklaruar Shala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Mesfushori Kessie jep mesazh emocionues për Milan dhe tifozët
Previous article DY VJET STEVEN ZHANG SI PRESIDENT/ Numrat e Inter nga 26 tetori 2018 deri tani

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT