• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI “GULF”/ Zbulohen dhjetëra KALLËZIME për kompaninë. Tregtimi i tollonave me çmim të…
Home
Breaking News

SKANDALI “GULF”/ Zbulohen dhjetëra KALLËZIME për kompaninë. Tregtimi i tollonave me çmim të…

20 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pika qendrore e karburantit “Gulf” në zonën e Laprakës në kryeqytet është bllokuar nga policia. Në godinën e madhe me shumë kate nuk duket të hyjë njeri, përveç rojes i cili thotë se ka disa ditë që pika është mbyllur dhe nuk ka parë askënd nga drejtuesit.

Zyrtarisht Policia e Shtetit thotë se ka bllokuar asetet në pronësi të firmës “Sun Petrolium Albania” e cila ka tregtuar naftë nën logon e kompanisë “Gulf” pasi deri tani kanë ardhur dhjetëra kallëzime nga persona të mashtruar me tollona nafte, të cilët i kanë blerë ato, por tashmë kosiderohen pa vlerë.

Ndërsa përfaqësues të kompanisë janë thirrur në prokurori, ku kanë nisur hetimet për mashtrim të kompanive e qytetareve me tollonat.

Burime policore thanë për Tv Klan se prej disa javësh kompania kishte nisur tregtimin e tollonave me çmim të lirë dhe mendohet që deri tani të ketë shitur 1 milion litra, me një vlerë minimale 1 milion euro.

Burimet thane se kompania në pronësi të izarelitëve dhe e lidhur edhe me grosistë të naftës në Shqipëri është larguar papritur për shkak të pamundësive për të tregtuar naftë, pasi furnizimin e merrte gjatë kohës që ishte në punë rafineria e përpunimit të naftës në vend ARMO.

Por përpara se të largohej, ajo ka fituar para edhe nga shitja e disa pikave, te cilat sot janë në pronësi të një kompanie tjetër.

Burimet hetimore thonë për Tv Klan se firma tregtonte naftë nën emrin e një marke tjetër, pasi vetë gjigandi “Gulf Stream” ka vite që nuk tregton naftë, por vetëm jep të drejta kundrejt pagesës për përdorimin e emrit.

Të kontaktuar nga Tv Klan, Drejtoria e Tatimeve shprehet se nuk ka bërë asnjë nisme në gjykatë për falimentin e kësaj kompanie e se deri tani ajo ka qenë e rregullt në pagesën e detyrimeve, ndërsa doganat u treguan të rezervuara për të dhënë informacion.

Deri më sot askush nga institucionet nuk ka një përgjigje për të gjithë ata qytetarë që kanë blerë tollonat e firmës, por qe kanë në dorë vetëm letra pa vlerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA LIVE NGA FIERI/ Ja vendimet e rëndësishme që kemi marrë...(VIDEO)
Previous article Marco Fassone: Milan do t'i nënshtrohet sanksioneve të UEFA-s

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT