• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Drejtori shet për hesapin e vet materialet e shkollës së shkatërruar nga tërmeti në Kamëz
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI/ Drejtori shet për hesapin e vet materialet e shkollës së shkatërruar nga tërmeti në Kamëz

4 May, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni investigativ Fiks fare, ka denoncuar veprimet e drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Hilari Klinton” në Kamzë, i cili materialet e shkollës së shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit i shet në të zezë.

Bashkëpunëtorët e emisionit shkuan disa herë në rrënojat e shkollës, duke kërkuar që të blejnë këto materiale, si pllaka mermeri, pllaka shtrimi apo edhe pjesë të tjera. Fillimisht, në zonë ishin disa nxënës me “leje” të drejtorit Hysen Koldashi, të cilët tregojnë se përditë nxjerrin nga 20, 30 apo 50 mijë lekë. Te rrënojat e shkollës qëndron një njeri i besuar i drejtorit, i cili drejton të gjitha “punimet”.

shkolla.jpg

Ai bisedon me bashkëpunëtorët e Fiks Fare mbi çmimet që duhet të paguajnë që të marrin këto materiale. Sipas tij, drejtori i ka dhënë dorë të lirë dhe këto materiale merren me “më pak para” se në treg. Madje, ai i thotë se nëse materialet gjenden në treg me 100 lekë ai i shet me 30 lekë.

300.jpg

Drejtori i kërkon qytetarëve 7000 lekë të vjetra për një pllakë mermeri, ndërsa thotë se “shes edhe tulla me 200 mijë lekë”. Tjegullat, sipas drejtorit janë me 300 lekë copa. Drejtori vijon të bëjë pazar me materialet, ndërsa në fund pas llogarive të gjata ia pret shkurt; më jep 1 milionë lekë të vjetra dhe merr ç’të duash!

pazari.jpg

Pas këtij konstatimi, Fiks Fare shkoi në Bashkinë Kamzë për të marrë informacion nëse materialet e kësaj shkolle janë shitur apo jo në të zezë.

Kryetari i Bashkisë, Rakip Suli, tha se tërmeti i 26 nëntorit shembi shkollën “Hilari Klinton”, ndërkohë që konstatimi erdhi nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit.

“Një pjesë e materialeve shkuan te shkolla në Valias, ku do sistemohen nxënësit e kësaj shkolle. Shkuan disa dyer që ishin të mira, bankat dhe dërrasat e zeza. Materialet e tjera janë trajtuar si mbetje. Nuk tenderuam materialet si hekur apo pllaka se ishte vlerë e vogël, më shumë shkonin procedurat sesa materialet që ishin atje” tha Suli.

Pra, Bashkia Kamzë nuk ka bërë asnjë procedurë prokurimi për materialet e kësaj shkolle.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Kryemadhi: “Covid-19” është konspiracion, ja si mashtron qeveria me shifrat e të vdekurve
Previous article COVID-19/ Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Francë, më shumë se dyfishi i një dite më parë

k.autor

Postime të ngjashme

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit Aktualitet

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan... Aktualitet

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan...

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT