• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Djali i Fatmira HAJDARIT lokal në Qytetin STUDENTI, përfitoi 140 mijë euro nga…
Home
Breaking News

SKANDALI/ Djali i Fatmira HAJDARIT lokal në Qytetin STUDENTI, përfitoi 140 mijë euro nga…

14 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Jo vetëm vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani , por edhe djali i Fatmira Hajdarit, ish-bashkëshortes së Azem Hajdarit, ka përfituar nga keqadministrimi i Qytetit Studenti gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, përmes dhënies me qira apo privatizimit të objekteve shtetërore. Në vitin 2008, Kirjald Hajdari, djali gjyqtares së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, rezulton se ka marrë një ambient me qera në Qytetin Studenti, me sipërfaqe 280 m2, me qëllim për ta transformuar në bar-kafe.

Për të rikonstruktuar këtë ambient të marrë me qira në bazë të një kontrate të lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, Fatmir Hajdari, bashkë me djalin e saj, kanë marrë një kredi me vlerë 1.9 milionë lekë. Dy vjet më pas, ky ambient behet befas deklarohet 300 m2, pa asnjë shpjegim për sipërfaqen e shtuar. Ndërkaq, në vitin 2012, këtë investim e kanë shitur për 160 mijë euro, duke fituar menjëherë 140 mijë euro me pronën publike. Nga këto para, 14 mijë euro kanë kaluar në llogarinë personale të Fatmira Hajdarit.

Të dhënat pasqyrohen në deklaratat e pasurive të gjyqtares, Fatmira Hajdari, e cila përpos të tjerave deklaron se ka në pronësi edhe një pallat. Kontrata për marrjen me qira të ambienteve publike në Qytetin Studenti është lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, e drejtuar në atë kohë nga Genc Ruli. Kjo kontratë kishte një afat dhjetëvjeçar. Nuk ka të dhëna për çmimin e qirasë, ndërsa djali i Fatmira Hajdarit deklaron vetëm një vit të ardhura nga lokali në Qytetin Studenti.

Dhënia me qira e godinave dhe ambienteve pranë tyre në Qytetin Studenti është forma më masive e abuzimit sipas disa raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sidomos para vitit 2013. Kontratat janë lidhur nga Ministria e Ekonomisë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, në shumë raste në mënyrë të paligjshme, por asnjëra prej tyre nuk është anuluar, ndërsa nuk ka as hetim nga prokuroria.

Privatizimi i mensës 
Ish-mensa e dikurshme ku ushqeheshin me qindra të rinj e të reja në “Qytetin Studenti prej vitit 2011 është kthyer në një lokal për lojërat e fatit, ku studentët që jetojnë aty humbasin edhe ato lekë që marrin nga familjet e tyre për shkollim. Ish mensa e studentëve, sot lokal që shërben për lojërat e fatit, administrohet nga Ilir Nishani, vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani. Përveç llotos, vëllai i Bujar Nishanit administron edhe një tjetër ambient me një sipërfaqe të konsiderueshme që shërben për Call Center. Sipas KLSH, për privatizimin e këtyre ambienteve, rezulton të jetë kryer në shkelje të dispozitave të VKM-së nr. 1638, datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe për procedurën e shitjes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGIMI I RONALDOS SHKAKTON "TËRMET"/ Isco dhe Real Madrid drejt ndarjes se tyre përfundimtare
Previous article SHIFRAT/ Shqipëria shpenzon 3 herë më pak se BE për mbrojtjen sociale

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT