Prokuroria thërret ish-ministrin në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli për çështjen e CEZ.
Ish-ministrii Ekonomise ne vitet 2005- 2009 qe mbulonte edhe sektorin e energjitikes, do të pyetet si person që ka dijeni për privatizimin e CEZ.
Thirrja për tu pyetur e z. Rulit vjen pas nje vendimi të Gjykatës së Tiranës.
Gjykata i la detyrë prokurorisë të marrë në pyetje disa emra, mes tyre edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Ndërkohë Ruli i kontaktuar nga News24 tha se pret konfirmim për orarin dhe do paraqitet në prokurori.


