• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI/ S&P vlerëson me SITUATËN e financave shqiptare: Vijoni reformat që keni nisur
Home
Ekonomi
Portret

RAPORTI/ S&P vlerëson me SITUATËN e financave shqiptare: Vijoni reformat që keni nisur

6 February, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Kompania ndërkombëtare e vlerësimeve financiare “Standard&Poor’s” ka vlerësuar me notën “B+” financat shqiptare duke dhënë në parashikim të qëndrueshëm. Kjo u bë e ditur në raportin më të fundit të kësaj kompani të publikuar në muajin shkurt 2018.

Në raport thuhet se “Standard&Poor’s” pret që qeveria “Rama 2” të vazhdojë reformat që pati nisur qeveria “Rama 1”. “Ne presim, që qeveria e rizgjedhur e Shqipërisë të vazhdojë duke çuar përpara reformat strukturore. Partia Socialiste doli fituesja e vetme e zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe formoi një qeveri nën udhëheqjen e kryeministrit të mëparshëm Edi Rama. Ne presim vazhdimësi politikash dhe përpjekje të vazhdueshme për reformat strukturore, ndërsa qeveria vazhdon të kërkojë anëtarësim në Bashkimin Evropian”, nënvizohet në raport.

Në analizën e “Standard&Poor’s”, integrimi i Shqipërisë në BE me shumë të ngjarë do të ndodhë pas vitit 2025. “Për sa u përket përgatitjes për të hyrë në Bashkimin Evropian, qeveria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për fuqizuar sundimin e ligjit si edhe luftën kundër ekonomisë së paligjshme. Megjithatë, ne mendojmë se anëtarësimi i mundshëm në BE me shumë gjasa nuk do të ndodhë përpara gjysmës së dytë të viteve 2020”, theksohet në raport

Në raportin e “Standard&Poor’s” vihet në pah rëndësia e reformës në gjyqësor në ekonominë shqiptare, por gjithashtu vihet në pah edhe vonesa në zbatimin e saj. Sipas analizës së “Standard&Poor’s”, reforma në gjyqësor pritet të japë rezultate konkrete këtë vit.

“Ne presim që përpjekjet e qeverisë për reforma do të përqendrohen tek ekonomia, administrata publike, sektori energjetik dhe në veçanti në gjyqësor. Reforma gjyqësore që u miratua vitin e kaluar ka për qëllim të krijojë një gjyqësor më të pavarur dhe duhet të përmirësojë mjedisin e biznesit të vendit, për shembull, duke rritur efektin e zbatimit te ligjeve për pronën dhe të ofrojë procese më të dobishme të zgjidhjes së rasteve të falimentimit. Edhe pse reforma është vonuar pak, ne presim rezultatet e para, në formën e çështjeve gjyqësore që i vështrohen gjykatave përkatëse, mund të arrihet këtë vit.

Reforma të mëtejshme strukturore nevojiten për të fuqizuar strukturën institucionale ende të dobët të Shqipërisë, në këndvështrimin tonë. Në përgjithësi, vendi ka një ekonomi të paligjshme të konsiderueshme, me korrupsion të përhapur dhe me sundim pak te efektshëm të ligjit”, thuhet në raport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Që të jesh e famshme, duhet të kesh një biznes nusërie! Andrra e Sinanit sapo na tregoi që... (FOTO)
Previous article SKANDALI CEZ/ Prokuroria thërret Genc Rulin si dëshmitar. Ja ç’thotë ish-ministri

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT