• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Botimi i fakteve. Pyetja NUMER 2 për ROVENA GASHIN: Çfarë lidhje ke me “LOVERS Albania” dhe Susan Schiatti? (DOKUMENTI)
Home
Breaking News

SKANDALI/ Botimi i fakteve. Pyetja NUMER 2 për ROVENA GASHIN: Çfarë lidhje ke me “LOVERS Albania” dhe Susan Schiatti? (DOKUMENTI)

10 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Megjithëse kanë kaluar disa orë nga fillimi i botimit të fakteve, Rovena Gashi NUK i është përgjigjur ende pyetjes së parë të bërë publike nga “Alpenews.al”. Kjo na detyron që të vijojmë me shtrimin e pyetjeve të tjera, një e nga një me radhë, në pritje të një përgjigje nga znj. Gashi.

E derisa kjo përgjigje të vijë, është momenti që të shtrojmë PYETJEN Nr. 2 për të.

Rovena Gashi, ish Drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Dekriminalizimit ë Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës që ajo “bënte ligjin” nëpërmjet ish Kryeprokurorit Llalla ka dorëzuar një deklaratë pasurie e cila nuk thotë asgjë, ne po mundohemi që ta ndihmojmë atë që ta bëjë transparencën e vërtetë përpara shqiptarëve.

Ne ju ftojmë sërisht si edhe për pyetjen e parë dhe të tjerat më pas, që ta lexoni me vëmendje këtë paragraf:

Shiheni me kujdes shkresën e parë këtu poshtë. Eshtë faqja e parë e dokumentit që ajo ka dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Eshtë hera e parë që këto dokumenta bëhen publike. Përveç të tjerash, fiksojeni mirë në memorie faktin se ajo është Rovena, e bija e Nuredinit. Babai i saj Nuredini është i biri i Rexhep Gashit dhe është i datëlindjes 7 dhjetor 1955.

Pyetja NR. 2 që kemi për znj. Gashi është: 

Çfarë lidhje keni me subjektin: “Lovers Albania”? Nëse kjo nuk ju mjafton, a mund të sqaroni publikisht nëse keni apo nuk keni ndonjë lidhje me shtetasen e huaj Susan Schiatti?!

Për tiu ndihmuar akoma edhe më shumë, ndoshta duke kërkuar edhe ndihmë nga familjarët e tu më të afërt, ju sqarojmë se Susan është administratorja e “Lovers Albania” që meret me “prodhimin dhe tregtimin e veshjeve ushtarake dhe civile; tregtimin e makinave qepëse dhe mjeteve për prodhimin e veshjeve. Tregtimin e veprave të artit. Me ndërtime civile dhe industriale”.

Nëse as kjo nuk u thotë gjë ende, znj. Gashi kjo shoqëri ka si objekt të aktivitetit të saj “pjesëmarrjen me të gjitha mjetet, në aktivitetet e krijuara ose që do të krijohen, nëpërmjet bashkimit, aleancave, nënshkrimit ose blerjes së titujve, të drejta të shoqërisë, ortakëri ose pjesëmarrje”.

Sigurisht që ka ende. Apo nuk ju kujtohen ende? Dakord zonja Gashi. Kjo shoqëri mer pjesë në të gjitha operacionet industriale, financiare, të luajtshme dhe të paluajtshme, të lidhura drejtpërdrejtë ose tërthorazi me objektin e shoqërisë ashtu sikurse të gjitha operacionet ndihmëse ose të lidhura, të cilat paraqesin të mira për shoqërinë”.

Ju duhet ta dini znj. Gashi më mirë se kushdo tjetër se sa egzotike tingëllon një emër femre të huaj, që administron “Lovers Albania”! Apo jo?!

Pyetja që kemi tani për zonjën Gashi është: A keni ndonjë lidhje Ju ose ndonjë familjari Juaj shumë i afërt që është pjesë e procesit të vettingut sipas detyrimit që përcakton ligji (jo bashkëshorti, sigurisht), me këtë subjekt? Një lidhje kjo që mund të jetë ose direkte ose indirekte, ose e drejtëdrejtë ose e tërthortë? Çfarë ju lidh konkretisht me të? A janë gjërat që ju lidhin objekt i deklarimit të pasurisë nga ana Juaj? A i keni pasqyruar ato në formularët e deklarimit të pasurisë dhe në ato të vettingut?

Ne jemi në pritje. Edhe për pyetjen e dytë ne ju vemë në dispozicion 24 orë. Nëse ju nuk do të keni mirësinë që të përgjigjeni, ne kemi të drejtën që tia ofrojmë publikut shqiptar faktet.

Përgatiti: Alpenews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Parada në Kanada, oficerëve u bie të fikët gjatë fjalimit të kryeministrit Trudeau (VIDEO)
Previous article Robben shënon për 4-0 ndaj Hamburgut

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT