• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI/ Agjentja e dyshuar ruse e arrestuar në SHBA ofroi seks për një vend pune
Home
Nderkombetare

SKANDALI/ Agjentja e dyshuar ruse e arrestuar në SHBA ofroi seks për një vend pune

18 July, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Agjentja e dyshuar e Kremlinit, Maria Butina, e cila u arreatua të dielën, ofroi seks për një vend pune në një organizatë, e cila ishte me interes të posaçëm dhe që ajo e vuri në shënjestër, thonë zyrtarët amerikanë.

Lidhjet e Maria Butina me inteligjencën ruse e bëjnë atë një rrezik “të rëndë”, thonë zyrtarët amerikanë, dhe ajo duhet të mbahet në burg.

Një avokat për 29-vjeçaren tha se ajo ka bashkëpunuar me qeverinë amerikane për disa muaj.

Rasti nuk është pjesë e hetimit të SHBA për ndërhyrjet e dyshuara të zgjedhjeve nga Rusia.

Butina, e cila u arrestua të dielën, pritet të paraqitet të mërkurën pasdite në një gjykatë amerikane në Uashington DC.

Rusja me flokë të kuqe është duke u përballur me akuzat për mos regjistrimin si agjente e huaj, e cila ka komplotuar kundër qeverisë amerikane.

Megjithatë, ajo nuk është e akuzuar për spiunazh.

Të mërkurën, Ministria e Jashtme ruse tha se arrestimi i Butinas ishte projektuar për të minuar “rezultatet pozitive” të takimit midis presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Departamenti i Drejtësisë pohon se Butina ka punuar nën drejtimin dhe kontrollin e një zyrtari të lartë rus, shkruan BBC.

Ata thonë se zyrtari rus ka vepruar si mbajtës i spiunazhit të saj dhe e ka udhëhequr përmes mesazheve online.

Ajo hyri në SHBA në gusht 2016 për një vizë studentore F-1.

Sipas faqes së saj LinkedIn, ajo përfundoi kohët e fundit një diplomë master në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti Amerikan në Uashington DC.

Sipas mediave amerikane, zyrtari rus duket të jetë Aleksandër Torshin, zëvendës guvernator i Bankës Qendrore të Rusisë dhe një ish-senator rus i lidhur me partinë e presidentit Vladimir Putin.

Ai ishte në shënjestër nga sanksionet e Departamentit amerikan të Thesarit në prill.

Në kërkesën e saj për vizë, Butina tha se më parë ishte punësuar si asistent special e Torshin.

Burimet i thonë medias amerikane se fakti që Torshin nuk është akuzuar është një shenjë që hetuesit po punojnë për të siguruar bashkëpunimin e saj kundër Torshin dhe ndoshta zyrtarë të tjerë rusë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sarri "thyen" akullin, zbulon të ardhmen e Hazard dhe Courtois
Previous article E RRALLË/ Fitoi Kupën e Botës, por ende nuk kishte debutuar për Francën

g.autor

Postime të ngjashme

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT