Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në emër të PD ka denoncuar atë që ai e quan skandalin që do hedhë në herë procesin elektoral në Shkodër.
Në emër të PD, Gjekmarkaj i bën thirrje ambasadores Amerikanë dhe kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi që të ndalojnë procesin në Skkodër.
“Për dijeni Ambasadës Amerikane dhe Zotit Celibashi ! Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër të cilin PD e dënon me vendosmëri dhe kërkon ndërhyrje te menjëhershme që të ndërpritet.
Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit për shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuat KQZ për mos fillimin e procesit komisioneret e PS po tentojnë ne kundërshtim me ligjin ta rihapin atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral.
Komisioneret e PS duan të spostojnë votimin në një qendër të pamiratur nga KQZ. Gjithësesi bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në këto 9 vite, shkaterrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD nuk do të toleroje akte të tilla.
Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhjet , shit-bleresit kronikë do të përballen me vendosmërinë e Shkodranëve per të mbrojtur votën e lire si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po ka vullnetin e saj politik”, thekson Gjekmarkaj.