Mbrëmjen e kaluar pak pas mesnatës një aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Milot iu mori jetën katër personave dhe mes tyre dy të sapo fejuarve. Almeina Karaj 16-vjeçe dhe Shkumbin Sadik Brati ishin fejuar më 4 mars dy ditë para se aksidenti tragjik t’iu merrte jetën. Në rrjetet sociale Almeina kishte postuar disa foto të fejesës së tyre bashkë me disa dedikime të ndjera për dashurinë mes tyre.
Dy të rinjtë mbrëmjen e kaluar kanë qenë duke u kthyer në Tiranë kur janë aksidentuar me një makinë tjetër. 20-vjeçari Shkumbin Brati me origjinë nga Hasi ishte këngëtar i muzikës popullore dhe mbrëmë kishte qenë i ftuar në një lokal në Shënkoll për të kënduar. Por rruga e kthimit për në shtëpi iu ndërpre në mes ashtu si ëndrrat që kishte krijuar bashkë me të fejuarën e tij.