KOSOVE- Disa pamje skandaloze janë publikuar nga mediat në Kosovë, ku shfaqen tre polica të cilët dhunojnë një qytetar që i kanë vënë prangat. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, konkretisht në sheshin e Komunës së Ferizajt më 24 prill 2017.
Sipas denoncuesit, ai është arrestuar fillimisht nga dy zyrtarët policorë. Më pas këtyre dyve u kishin ardhur përforcime. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e arrestimit të qytetarët, por dhuna e policëve nuk justifikohet.



