Presidenti Ilir Meta u shpreh kundër bojkotit të opozitës. Edhe pse bashkëshortja e tij është një nga dy drejtueset e opozitës, Meta i ka bërë apel nga ekrani Monika Kryemadhit që të braktisë bojkotin dhe të shkojë në parlament për të gjetur zgjidhje institucionale.
“S’ka asnjë ekuiovok vendi i opozitës është në institucione, sado jocilësore të jenë ato në kuptimine demokracisë, por është shumë mirë që të luftohet atje. S’kam qenë asnjëherë për bojkotin e institucioneve”, tha Meta në Top Channel.


